HIDROMORAVA

Katër aktakuza të ngritura, dhe dy persona të ndaluar për dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Fundamenti

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Shtytja në kryerjen e veprës penale lëndimi i lehtë trupor”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”./rajonipress/