Fundamenti

Ushqimet e ngrira? Përse jo!

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

I ftohti i ruan ushqimet, madje kur janë të ngrira nuk u humbet asnjë vlerë dhe vazhdojnë të mbeten të shijshme, gjë që i bën ato të përdoren gjysmë të gatshme dhe më të lehta për t’u gatuar edhe për ata që nuk kanë kohë.

I ftohti mund të ketë shumë aspekte të pakëndshme, por ka një vlerë të madhe: është i vetmi ruajtës i sigurt dhe natyror që kemi në dispozicion. Nëse përdoret në mënyrën e duhur në sektorin ushqimor, bën të mundur që të kemi gjithmonë në dispozicion lëndë të para, ushqime, ushqime të gatshme dhe përbërës të tjerë të ndryshëm për t’u përdorur bashkë ose të ndarë; ose për të përgatitur receta nga më të larmishmet. Kështu, në qoftë se përdoren në mënyrën e duhur, produktet e ngrira mund të jenë një aleat i vlefshëm për ata që duan të ndjekin një mënyrë të shëndetshme ushqyerjeje dhe bëjnë kujdes me kaloritë, pa rënë në monotoni apo ripërsëritje. Zakonisht, ushqimet më të përshtatshme për ngrirjen janë ato me origjinë bimore, peshku, mishi, pra të gjitha ushqimet që janë “miq” të një trupi të bukur e të shëndetshëm.

Si të blini ushqime të ngrira

Kontrolli i temperaturave optimale për ushqimet e ngrira, që nga momenti i prodhimit e deri te tregtimi është shumë i rëndësishëm për të garantuar cilësinë e tyre. Po aq i rëndësishëm është edhe fakti që konsumatori të mësojë t’i trajtojë në mënyrën e duhur ushqimet e ngrira, që kur i blen e derisa i përdor për të shmangur kështu që ndryshimet termike t’i japin përparësi shkrirjes, duke “rizgjuar” enzima dhe mikroorganizma të ndryshëm, e duke dëmtuar qelizat e ushqimeve. Për të shmangur gabimet duhen kujtuar disa rregulla shumë të rëndësishëm.

1. Kur bëni pazar, ushqimet e ngrira duhen vendosur mbi të gjitha ushqimet, ose të transportohen në shtëpi me çanta termike, me qëllim që të ngadalësohet rritja e temperaturës gjatë udhëtimit për në shtëpi.

2. Duhet kontrolluar gjithmonë matësi i temperaturës, në mënyrë që brenda kabinës së frigoriferit temperatura të mos jetë më pak se -18ºC; pakot duhet të jenë të paprekura dhe të mos kenë akull brenda. Prania e tij brenda tregon se produkti ka pësuar ndryshim termik.

3. Pasi të keni arritur në shtëpi, ushqimet e ngrira duhet t’i fusni menjëherë në ngrirje, në mënyrë që të ruhen deri në datën e skadencës. Kur temperatura e frigoriferit shënon më pak se 12ºC ushqimi duhet të konsumohet brenda një muaji. Nëse është më pak se 6ºC duhet ngrënë brenda një jave.

4. Shumë ushqime të ngrira (zarzavate, pite, hamburger, pica dhe ushqimet e gatshme) mund të kalojnë nga ngrirja në furrë ose tigan dhe kjo ndihmon që të vazhdojnë të ruhen vlerat organolektike. Mirë është që mishi peshku dhe pulat të shkrihen brenda në frigorifer; nëse e keni më të shpejtë, futini në qese plastike, lidhini fort dhe futini në ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë shmangen zonat shumë të ngrira (sidomos në pjesët më të brendshme të produktit) dhe garantohet një gatim i shijshëm.

Ushqimet duhen futur në akull apo jo?

Ndoshta mund ta keni dëgjuar ose jo, por prodhimet e ngrira, pasi shkrihen nuk duhet të futen më në ngrirje. Arsyeja është e dyfishtë: ringrirja nuk i eliminon enzimat dhe mikrobet që prishin ushqimet, madje i nxit më shumë; përveç kësaj molekulat e ujit që gjenden nëpër ushqime rriten në vëllim duke kaluar në fazën e ngurtë, duke shkatërruar membranat e qelizave të ushqimeve. Edhe kjo gjë e këshillon rikalimin e ushqimeve në ngrirje, për të mos i nënshtruar qelizat ndaj një shoku tjetër.

Hidromorava

Mund të fusni në ngrirje një pjatë të përgatitur pjesërisht me përbërës të ngrirë, sepse zierja eliminon bakteret që mund të zhvillohen gjatë shkrirjes.

Kur duhen shkrirë ushqimet

Perimet e ngrira gjithmonë duhet të gatuhen menjëherë, përndryshe shumica e enzimave dhe vitaminave humbasin me ujin që shkrin. Rregulli ndryshon për mishin ose peshkun kur janë në përmasa të mëdha. Nëse nuk shkrihen pak, rrezikojnë të mbeten të ngrirë brenda.

Kontrolli i recetave

Supat, tavat dhe makaronat e ftohta duhen zgjedhur duke lexuar me kujdes etiketën dhe duke kontrolluar se mos janë receta shumë të yndyrshme. Avantazhi i këtyre përgatitjeve që paraqiten në gjendje “të ngurtë” është se mund t’i përcaktosh më lehtë racionet.

Më shumë vitamina

Në ngrirjen industriale humbja e vitaminave është e reduktuar në minimum, sepse perimet “izolohen” menjëherë pas mbledhjes. Bizelet e ngrira me metoda shtëpiake humbasin nga 10 deri në 20% të vitaminës C.

Mishi dhe peshku: më mirë të shkrihen në frigorifer

Mishi ose peshku, sidomos kur janë në racione të mëdha duhet të shkrihen në frigorifer: ekspozimi në ajër në temperaturën e ambientit mund të përshpejtojë prishjen.