FITORJA

Uran Bislimi ka realizuar super gol ndaj Fenerbahces në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Klubi zviceran Lugano, ka pësuar humbje me rezultat 4-3 ndaj gjigantit turk Fenerbahce në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Edin Dezko shënoi het-trik për mysafirët, ndërsa një gol tjetër e shënoi sensacioni i Euro 2024, Ferdi Kadioglu.

Tek Lugano golat në këtë takim u shënuan nga Ayman El Wafi, Milton Valenzuela dhe ylli shqiptar Uran Bislimi që e la të shtangur portierin Livakovic.

Po zhvillohej minuta e 64-të e takimit kur Bislimi pranon një top të mirë brenda zonës dhe realizon një super gol.

Mobi Casa

Goditja ishte aq e fuqishme dhe precize, sa që portieri kroat Livakovic gjithçka që mund të bënte ishte ta largonte topin nga rrjeta.

Goli i Bislimit barazoi rezultatin në 2-2, por zviceranët nuk ia dolën që të evitojnë humbjen ndaj ekipit të Jose Mourinhos.

24-vjeçari ka shënuar gol edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në elitën e futbollit zviceran pasi këtë e bëri në fitoren 2-1 ndaj Grasshoppersit.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet saktësisht një javë më vonë në Turqi me fillim nga ora 19:00./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.