UBT

UP-ja, konkurs për afatin e dytë për bachelor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, shpall konkurs për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore- bachelor në vitin akademik 2013/2014.

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2013-2014, do të regjistrojë 10108 studentë, prej të cilëve 6555 studentë të rregullt dhe 3553 studentë me korrespondencë.

Universiteti do të regjistrojë edhe 553 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

FITORJA

“Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-I”. ka bërë të ditur UP-ja.

Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit, (njohja /nostrifikimi i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë). Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.