Uji Dea

Njoftim për promovimin e librit “Etika, Mburojë e Gazetarisë Profesionale” të Musa Sabedinit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Të martën, më 14 janar 2025, duke filluar nga ora 12:00, në UBT do të promovohet libri i profesorit të UBT-së, gazetarit dhe publicistit Musa Sabedini, titulluar “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”.

Ky promovim do të mbledhë figura të njohura të fushës së gazetarisë, studiues, kolegë dhe studentë. Në këtë ngjarje pritet të flasin:

Rektori i UBT-së, z. Edmond Hajrizi

Dekani i Fakultetit të Media dhe Komunikimit, z. Ferid Selimi

Eco Higjiena

Recensenti i librit, z. Safet Zejnullahu

Autori, Musa Sabedini

Personalitete të tjera nga fusha e gazetarisë dhe publicistikës

Ky promovim do të ofrojë mundësinë për diskutime të rëndësishme rreth etikës në gazetari dhe rëndësisë së saj për profesionin.