FITORJA

Universiteti i kapur nga mafio-politika dhe grupet e interesit

/ 3 minuta lexim
HW

Universitetin “Hasan Prishtina” është katandisur keq. Kadriu: Grupe të caktuara të interesit e të mafisë i kanë zgjatur kthetrat e tyre edhe në Universitet

“Asnjë ministër nuk do të jetë i suksesshëm, edhe nëse di dhe nëse do, përderisa politika dhe grupet e interesit i kanë futur kaq thellë duart e tyre në Universitet. Nëse ministri i Arsimit shkarkohet, se është i dobët dhe nuk ka arritur të nxjerrë Universitetin nga kriza, ai person ka pasur ndikime të shumta në jetën politike dhe juridike në Kosovë”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” vazhdon të mbetet i kapur nga grupet e interesit dhe ato të mafi-politikës dhe nuk e lënë të bëjë reforma rrënjësore. Ky Universitet do të vazhdojë agoninë për sa kohë politika do të ndërhyjë në punët akademike. Publicisti Shefqet Dibrani mendon se ndikimet e grupeve të interesit kudo në politikën e Kosovës nuk kanë të ndalur. Ato, sipas tij, kanë dalë në sipërfaqe, veç- mas në Universitet. “Përpjekjet e rektorit dr. Ramadan Zejnullahu shkuan huq, pasi ai nuk arriti t’i sfidojë grupet e interesit, të cilat e detyruan atë të japë dorëheqje. Përpjekjet e tij, edhe pse u priten mirë dhe patën përkrahjen e pjesës dërmuese të stafit universitar, grupet e interesit që janë involvuar thellë në jetën akademike në Universitet nuk lejuan. Sa ka ndikim politika dhe grupet e interesit u pa me rastin e zgjedhjeve për dekanë nëpër fakultete. Pavarësisht prej rrethanave ishte guximi i dr. Ramadan Zejnullahut për ta zhveshur lakuriq ndikimin e politikës, e cila vetë qëndronte prapa skenarëve, kjo u pa përmes protestave të studentëve që ndodhën vitin e kaluar, pasi me një të shtypur të butonit gjendja e rebeluar në Universitet u qetësua”, ka thënë ai.

HW

Dibrani: Ministri i Arsimit nuk e nxori Universitetin nga kriza

Dibrani thotë se ishte meritë e Ramadan Zejnullahut, kur shpjegoi se është e pamundur të ndryshohet ai mentalitet. “Prandaj, ai u sfidua nga grupet e interesit, të cilat nuk e lejuan të bëjë reforma, të cilat jo vetëm që do të binin rregull dhe rend në Universitet, por do të ngjallte shpresën se në këtë vend do të bëhej mirë, vetëm se duhen njerëz vizionarë dhe të guximshëm. Tashmë shpresat janë këputur, kurse kriza në Universitet është thelluar, ndërsa pasojat do të merren vesh vetëm pas disa vjetësh./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.