RCCOLA

Universitet publik në gjuhën shqipe për Medvegj , Bujanoc dhe Preshevë

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Në kohën para një tetorit fillimit të vitit të ri akademikë kur duhet të përgatitemi të gjithë për një fillim të mbarë të , kjo është një arsye më shumë që të kërkohet hapja sa më para e një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Medvegj , Bujanoc dhe Preshevë .

Sa më parë të fillohet për vitin akademik të sivjetmë dhe të startojë më fakultetet e edukimit për mësues , Qeveria e Serbisë jo që nuk donë të merret me çështjet e popullatës së kësaj krahine , por për shkak të Kosovës, po shkel edhe shumë parime e rregulla ndërkombëtare . Deri më tani disa herë nëpër tërë shtypin e hapësirave tona shqiptare kemi shkruar duke ngritur çështjen dhe duke argumentuar arsyen e themelimit të një Universiteti publik në gjuhën shqipe për shqiptarët e kësaj krahine . Nganjëherë populli duhet t’ iu prijë proceseve para pushtetit , nëse institucionet nuk i ndiejnë nevojat jetike për pjesëtarët e çdo nacionaliteti .

Fakulteti i mësuesisë ka më shumë se një dekadë që kërkohet të filloj punën dhe deri më tash asgjë nuk është ndërmarr që të fillohet, sepse nuk ka kurrfarë përgatitje , caktim lokacioni apo staf punues , derisa minoriteti serb në Kosovë posedon Universitet në gjuhën serbe në veri të Kosovës të mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës , Serbisë dhe ndërkombëtarët. Është e drejtë e ligjshme , që edhe në këtë krahinë shqiptare të themelohet universiteti publik në gjuhën shqipe i mbështetur dhe financuar nga buxheti i qeverisë serbe .

Sa i përket vonesës së hapjes së një universiteti publik në gjuhën shqipe nuk duhet kritikuar vetëm pushtetin e qeverisë serbe – ato vërtet nuk kanë kurrfarë projekti për hapjen e një institucioni të tillë , por kësaj here edhe vetë shqiptarët lokal të komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës janë fajtor sepse nuk kanë insistuar me kërkesa duke këmbëngulur edhe me argumente dhe projekte bindëse . Kjo do të jetë edhe një ndihmesë pasi edhe faktori ndërkombëtarë vazhdimisht kërkon që popullata shqiptare sa më parë dhe shpejtë duhet të integrohet në rrjedhat e përgjithshme . Subjektet politike në tri komunat e cekura ndoshta ende nuk janë të vetëdijshme dhe nuk po kërkojnë këto kërkesa shumë të domosdoshme të kohës

– I –

Autori i këtyre pak rreshtave njëkohësisht edhe shkroi dhe argumentoi disa herë nëpër tërë shtypin e hapësirave tona shqiptare për themelimi i një Universiteti publik gjuhën shqipe për tri komunat e banuara me popullatë shqiptare Medvegja , Bujanoci dhe Presheva si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe nga numri i banorëve i plotësojnë të gjitha parakushtet e duhura që ta kenë një Universitet publik në gjuhën shqipe të financuar nga buxheti i Serbisë . Pasi vetë lidershipi i tyre me plotë gojën kërkon dhe thekson që janë për respektimin e të drejtave të minoriteteve , kjo do të përkrahet si nga spektri politik dhe organet komunale të tri komunave, por edhe nga përfaqësitë e huaja që janë me ndikim në Beograd dhe opinioni i gjerë ndërkombëtar . Deri më sot në këtë drejtim nuk kemi asgjë serioze që së paku do të bëhet startimi me disa fakultete si të mësuesisë , mjekësisë dhe atij juridik e pastaj edhe si Universitet i kompletuar ku do ndihmohet dhe plotësohet me kuadro , me kalimin e kohës si nga universiteti i Prishtinës , Tiranës , Shkupit , Tetovës , etj . Shqiptarët e tri komunave kanë hequr të zitë e ullirit për shkollim edhe ato pak të shkolluar në Kosovë e Shqipëri , paraqitet problem nostrifikimi i diplomave vetëm e vetëm që sa më pakë të shkolluar të dalin , deri më sot e kemi patur shumë vështir të shkollohemi në gjuhën amtare.

UBT

Së pari kanë munguar iniciativat, projektet e përbashkëta të rëndësisë së veçantë nga pala e banorëve duke menduar edhe kërkesat me shkrim drejtuar organeve lokale dhe qendrore të Serbisë por edhe të instancave evropiane për realizimin e drejtave të pakicave që Serbia është nënshkruese e të gjithave atyre normave dhe akteve. Pasi kërkon me ngulm të zbatohen për serbët e Kosovës, atëherë pse nuk ndërmerr asgjë prej asgjëje për pakicat e veta që janë në Serbi, siç janë shqiptarët , hungarezët , boshnjakët , bullgarët e shumë të tjerë .

– II –

Të përkujtojmë këtu se po të mos këmbëngulnin dhe themelonin shqiptarët e Maqedonisë një Universitet publik, njëherë si ilegal, për pushtetin maqedon edhe sot e kësaj dite nuk do ta posedonin dhe nuk do të ishte i pranuar dhe legjitimuar . Edhe qyteti i Kumanovës në Maqedoni është bërë me një fakultet të universitetit publikë në gjuhën shqipe . Serbët në Kosovë kanë Universitetin e tyre , gati me ato drejtime sa ka edhe Universiteti i Prishtinës , minoriteti serb në Kosovë ka të drejta si minoritet edhe më tepër se që ju takojnë me konventa ndërkombëtare , kanë administratën në gjuhën e tyre , gjyqësinë , sistemin bankar , kujdesin shëndetësor edhe atë spitalor, kurse ne shqiptarët e kësaj Krahine shqiptare nuk i posedojmë asnjërën prej tyre. Nëse nuk jemi për një paralelizëm në mes të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në tri Komuna , atëherë asgjë nuk mund të ecë përpara.

Hapja e këtij institucioni të lartë arsimor mund të këtë një qendër p.sh në Preshevë apo Bujanoc , fakultete duhet të hapen edhe në qytetin e Medvegjës , e nëse ka nevojë të jetë edhe në ndonjë gjuhë tjetër përveç shqipes – mundë të jetë edhe në gjuhën Serbe e Angleze dhe kështu arsimi do të ishte në hapë me kohën. Kjo do të kishte vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm për popullatën e këtushme shumicë shqiptare, por edhe për të tjerët në rajon, duke përfshirë p.sh. Kumanovën, Gjilanin dhe gjithë rajonin përreth. Tashmë Kosova është pavarësuar edhe më tej dhe mund të vështirësohet shkollimi i kuadrove të larta prej tri Komunave , kurse studentët mund të detyrohen t’ia mësyjnë Universitetit të Beogradit dhe të Nishit që është shumë më larg. Por edhe në anën tjetër, për të studiuar në universitetin e Shkupit, po ashtu duhet të kalohet kufiri dhe gjithashtu edhe kostoja e studimeve do të ishte tepër e lartë dhe e papërballueshme për buxhetin e një familje mesatare.

Pra këto janë vetëm disa arsye nga shumë të tjera se pse duhet të themelohet dhe të fillojë së punuari një universitet në gjuhën shqipe me vendim të organeve gjegjëse të qeverisë së Serbisë, e jo të zhagitet në pafundësi sikur disa nisma të tjera. Kjo do të ishte shumë e qartë se vërtet Serbia jo vetëm që kërkon por edhe merr përgjegjësi për trajtimin e drejtë të minoriteteve , dhe Shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës . Nëse faktori ndërkombëtarë kërkon vazhdimisht nga shqiptarë të këtushëm të integrohen dhe të marrin pjesë në jetën institucionale, atëherë duhet të merren parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e shqiptarëve, dhe njëra nga to do të ishte pra hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe. Fundja, kjo është e drejtë elementare, themelore për një komunitet të veçantë siç janë shqiptarët homogjen në këtë shtrirje gjeografike .

(Refik Hasani -Autori është publicist i pavarur).