United Hospital

Udhëtarë të palodhur (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Udhëtoni shtegut të pikëllimit ju udhëtarë të palodhur, që ikët dikur të mrrolur, të dërmuar nga ëndërrimet e papritura, kohëve të gjakosura, kur shkruhej historia e dështimeve.

Ju digjeshit e shkriheshit netëve pa gjumë, duke e kërkuar atë që u mungonte, duke e ditur se vetëm një lëvizje më ndryshe po të ishte bërë atëherë, ju do të flisnit për lindje e fitore.

Koha nuk ka frenime te ajo që mund të quhet dashuri e marrë për Atdhe, atëherë kur qielli mund të jetë i njëjtë me pafundësinë e vet. Mundoheni të ecni njerëzisht tek digjeni e shkriheni në vetmi, kur ndjeheni vetëm të zbrazët në pangopshmërinë e të tjerëve.

HW

Në këtë mbrëmje pa mbarim diçka i thotë shpirtit, dil nga vetvetja dhe vrapo kah ajo që nuk ka emër të vërtetë të lirisë.

Shkoni deri te mosfashitja dhe deri te shpërthimi i mosfundit tuaj, udhëtarë të përjetshëm!

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.