FITORJA

UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Mjekësisë, në Tiranë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, në Tiranë, prof. dr Arben Gjata, në cilësinë e udhëheqësve të këtyre dy institucioneve, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë.

I pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte edhe drejtori i Fakulteteve të Shkencave Mjekësore në UBT, Fitim Alidema.

Kjo marrëveshje parasheh realizimin e vizitave të ndërsjella studimore, kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta nga stafi akademik dhe studentët e këtyre institucioneve, mbi çështje që lidhen me të gjitha problematikat aktuale të degëve të ndryshme të mjekësisë, si dhe gjenerimin e dijeve, kompetencave dhe ofrimin e ekspertizave profesionale nga të dy institucionet.

FITORJA

Në UBT gjenden laboratorët më modern e të sofistikuar në vend dhe më gjerë, të pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme, të cilat u mundësojnë studentëve kryerjen e të gjitha punëve praktike brenda Qendrës së Mjekësisë në UBT, kështu duke i përgatitur ata profesionalisht për tregun e punës.

UBT e ka të akredituar programin e Infermierisë, të Stomatologjisë dhe atë të Farmacisë, ku mund t’i vijojnë studimet të gjithë studentët në nivelin bachelor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.