UBT

UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

UBT vazhdon të jetë institucioni privat me më së shumti programe të akredituara në Kosovë, sipas vendimeve të fundit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Me gjithsej 17 programe të akredituara, prej të cilave 9 riakreditime dhe 8 programe të reja, UBT dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj cilësisë në arsim dhe zhvillimit akademik.

Nga programet e riakredituara, shumica kanë marrë vlerësimin maksimal për një periudhë pesëvjeçare, që tregon standardet e larta akademike dhe profesionalizmin e stafit akademik të UBT-së.

Në listën e programeve të akredituara përfshihen fusha të rëndësishme të inxhinierisë, shëndetësisë, shkencave të natyrës, teknologjisë, menaxhimit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe kërkim shkencor.

Programet që janë pjesë e këtij procesi janë:

-Inxhinieri e Mekatronikës – BSc

-Inxhinieri e Mekatronikës – MSc

-Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit – BSc

-Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – MSc

-Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – BSc

-Shkenca Paramjekësore – MSc

-Biokimi Mjekësore – BSc

Uji Dea

-Kimi Aplikative – BSc

-Stomatologji – Dr. Dent

-Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – BSc, UBT Ferizaj

-Dizajn – BP, UBT Prizren

-Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – MSc

-Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes – BSc

-Psikologji – MSc

-Teknik i Radiologjisë – BSc

-Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës – BA

-E Drejta Komerciale – LLM

Kjo arritje thekson angazhimin e UBT-së për t’u ofruar studentëve arsimin më të mirë dhe programet akademike që i përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare.

Me këtë, UBT vazhdon të jetë një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, duke kontribuar fuqishëm në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe inovacionit shkencor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.