Fundamenti

U rikthyem

/ 2 minuta lexim
HW

Poezi nga Demush Mehmeti

E VIRGJËRA RREZE

Ngrohë e virgjëra rreze mëngjesi
Sa do me teke e huqe
Ngrohtësi e dëshiruar ledhatonë but
Largon të ngrënzënat ethe
Palcë e gurzuar shkriftësohet
Gjaku i ngrirë lëngëzon

S’DI ÇKA TI BËJ

Dita zbardhët me rreze dielli
Ndjenjat shkrihen flakërojnë në horizant
Ftohja vritet në bërthamën e sajë
Buzëqeshja ngjizë lumturi
Ëmbëlsirë buze nektar
Çdo gjë mbi dhe rritët gjallëron
Zymtsia e trishtë ikë
Vetëm pafuqis sime s’di çka ti bëj

MË BËN IMUN

Si myshk i rritur në faqe guri e druri
Shtrihet faqeve të vrojtimim tim
Si algë e freskët deti mbështjellë horizantin
Në bërthamë zemre ndizet zjarr
Shprush errësirën e bën dritë
Në brendin e shtresës së nënshtresëshme
Gjallrojnë gandrrat këmbë nyjezuara
Afshin e gurzuar urithët thërmojnë
Jamë pa më të voglën frikë helmimi
Ngrohtsia jote më bën imun

Mobi Casa

U RIKTHYEM

U rikhyem nga ato të mugëtat skuta harrese
Shekujve të errësirës ishim katandis
Na quajtën djalli rebel dhe kafshë me bisht
Frymën e pahumbur ju rikthyem skenës
Do shkundim pluhurin pëshqesh i kohës së ligë
Në të rinuarin shpirtin tonë do lahet e mira
Zotrat e verbëris do pëlcasin si kripa
Mëkatart do katadisën në qarkun e çmendis

VARGU IM

Të mi shpalosish gjitha ëndrrat
Mija dëshirat
Të ma ushqesh dashurin
Mërgimtarit rrëfejë për aromën vendlindje
Kujtoja harresën
Mundësisht për lotin heshtë
Ngopur e ka mërzia që ka
I mjafton

ME KARAR

Në pritje pene digjet vargu
Në kërkim të fjalës pena shkrin
Heshtja s’ka derman
Fjala me karar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.