ARKATANA

Turqia konfirmon mbështetjen e veçantë për Gjilanin në arsim, shëndetësi e bujqësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic dhe drejtorin e TIKA’s për Kosovë, Hasan Burak Ceran, me të cilët ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin në disa fusha.

Kryetari Haziri, pasi falënderoi amabsadoren Kilic për mbështetjen e vazhdueshme, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që shteti turk do ta financoj ndërtiminn e çerdhes në qendër të Gjilanit.

“E falënderoj ambasadoren Kilic për rikonfirmimin e mbështetjes për Gjilanin. Turqia në Gjilan nuk është vetëm me mbështetje diplomatike, por edhe ushtarake në kuadër të NATO. Ndërsa, niveli i tretë i prezencës është përmes agjencionit TIKA, i cili na mbështetë në programe të arsimit, shëndetësisë, e bujqësisë. Për projektin e ndërtimit të çerdhes në “Ardhmëria 1” dhe programet tjera, morëm konfirmimin e përkrahjes në takimin e sotëm”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, e ka uruar kryetarin Haziri për rizgjedhjen në krye të Komunës, ndërkaq tha se shteti turk ka një interesim të veçantë për Gjilanin në aspektin e mbështetjes me projekte të ndryshme.

“E urova kryetarin Haziri për fitoren mandatin e ri. Ashtu sic kemi qenë me të gjitha institucionet tona në mbështetje të Kosovës, do të vazhdojmë të jemi pran edhe qytetarëve të Gjilanit. Biseduam për projektet e kaluara dhe projektet që do të vazhdojnë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Gjilan në arsim, shëndetësi dhe bujqësi dhe mund t’ju them se ne kemi një interesim të veçantë për komunën tuaj”, ka deklaruar ambasadorja Kilic, gjatë adresimit para gazetarëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.