Eko Higjiena

Task forcë komunitare për dhunën me baza gjinore për sensibilizim dhe edukim

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – “Komuna e Gjilanit është përgjigjur e para në përkrahje për realizimin e këtij projekti dhe jemi falënderuar për këtë mbështetje në realizimin e këtij projekti”, tha Puhiza Bekolli.

Është mbajtur takimi në mes të nënkryetares së Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjakut, drejtorit të Arsimit Shpend Nuhiut dhe OJQ-ve me Puhiza Bekollin, koordinatore e projektit në Fondacionin Jahjaga, për krijimin e task forcës potenciale komunitare për dhunën me baza gjinore për sensibilizim dhe edukim.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, tha se janë ndër komuna e parë që i kanë kthyer përgjigje të shpejt Fondacionit Jahjaga.

“Kjo tregon se sa jemi të përgjegjshëm karshi projekteve që janë në të mire të qytetarëve e po ashtu edhe transparencës komunale”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, premtoi mbështetje në formimin e Task forcës komunitare për dhunën me baza gjinore për sensibilizim dhe edukim.

UBT

Puhiza Bekolli, koordinatore e projektit në Fondacionin Jahjaga, tregoi se në qytetin e Gjilanit, ka me u krijuar një task forcë prej 5 deri 7 anëtarë.

Sipas saj të përzgjedhurit, do të trajnohen dhe krahas kësaj do të bëhet trajnimi edhe i 20 nxënësve të dy shkollave më të mëdha të Komunës së Gjilanit.

Ajo tregoi se prioritet është gjithë përfshirja. Projekti do të përfundoi deri në fund të muajit mars 2025.

“Komuna e Gjilanit është përgjigjur e para në përkrahje për realizimin e këtij projekti dhe jemi falënderuar për këtë mbështetje në realizimin e këtij projekti”, tha Bekolli.
Ky projekt është me mbështetje të UN Women./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.