RCCOLA

Tubim masovik i Nismës Socialdemokrate në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari Fatmir Limaj dhe deputetët e Nisma Socialdemokrate në Gjilan: Bashkë për shtetin, për të drejtat e punëtorëve, sigurimin social dhe gratë, pensionistët, dialogun dhe diasporën.

Sot në Gjilan u mbajt tubimi i Nisma Socialdemokrate, konkretisht në teatrin e qytetit të Gjilanit në prezencën e shumë qytetarëve të Gjilanit, anëtarëve të Nisma Socialdemokrate dhe simpatizantëve të saj.

Me këtë rast u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të Gjilanit, Sevdail Robelli, Valdete Dushica Bajrami dhe Milaim Kosumi.

Sevdail Robelli, që njëherit është edhe kryetar i degës së Nismës në Gjilan tha se kjo parti po zë vendin e merituar në Gjilan, dhe shtoi se do të punojë shumë që Gjilani të ktheje vendin e vet, si një ndër komunat më të zhvilluara në Kosovë pasi viteve të fundit sikur është anashkaluar dhe nuk janë bërë investime të mëdha në këtë komunë edhe pse qytetarët e Gjilanit e kanë merituar këtë.

“Jam dhe do të jem vazhdimisht në kontakt me qytetarët për të kuptuar dhe adresuar nevojat e qytetarëve sa më mirë dhe më shpejtë”

Milaim Kosumi theksoi se do të angazhohet për një sistem më të mirë shëndetësor dhe se nuk ka nevojë rinia jonë të gjejë punë në Kosovë e mos të ketë nevojë të ikë jashtë vendit.

Valdete Bajrami Dushica theksoi se Gjilani meriton shumë më tepër dhe se do angazhohet që Gjilani të ketë vend të merituar. Valdete Dushica Bajramk shtoi se me

Fatmir Limajn Gjilani dhe Kosova do të udhëhiqet dinjitetshëm dhe do përballojë të gjitha sfidat që dalin përpara.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se nuk ka gjë më të mirë se dalja në votime të lirë dhe qytetarët të kenë mundësi të votojnë atë që duan.

Ai theksoi se do të angazhohet për luftimin e padrejtësive dhe përmirësimin e mirëqenies se qytetarëve, ku përmendi rininë, gruan, prindërit dhe duke shtuar se bashkë do të tejkalojmë çdo sfidë duke votuar ata që duhet dhe duke votuar Nismën Socialdemokrate.

Voto Nisma Socialdemokrate
Fatmir Limaj nr.1
Sevdail Robelli nr.35
Valdete Dushica Bajrami nr.12
Milaim Kosumi nr. 109
#Bashëpershtetin

Mund të ju interesoj: