Mobi Casa

Tregimi i Angela Martinit, modelja që u bë shkrimtare

/ 12 minuta lexim
RCCOLA

“Ne si shoqëri gjejmë arsyetime se pse nuk mund të kemi një jetë apo dashuri të caktuar, kur në realitet gjithçka është e mundur! Vetëm besoni dhe mos e viktimizoni vetën!” thotë Angela në një intervistë për revistën Medium.

Angjela Martini dha një intervistë për revistën amerikane Medium. Në fillim të intervistës, jepet një biografi e shkurtër e Angelas nga revista.

Ajo lindi në Shkodër, Shqipëri, por u rrit në Zvicër në moshën 10 vjeçare me familjen e saj para se të zhvendosej në SHBA. Në moshën 18 vjeçare Angjela nënshkroi me agjenci të mëdha të modelimit sikur Next dhe Elite dhe eci nëpër sfilatat e modës të kompanive respektive. Ajo mban rekordin si shqiptarja që është ranguar më së largu në garën Miss Universe.

Për momentin Angela po zgjeron ndikim e saj dhe po punon si shkrimtare motivuese dhe pritet të debutojë si një autore e librit. Libri që ende nuk ka një titull pritet të përshkruajë jetën e vështirë të nënës së saj në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, pastaj largimin në Zvicër ku u bë një grua shumë e suksesshme, në të njëjtën kohë që po kujdesej për Angelan.

Faleminderit që pranuat që të intervistoheni nga ne Angela! A mund të na tregoni se si erdhët deri në këtë hap të karrierës suaj?

Faleminderit që me ftuat! Këtu erdha pasi takova burrin tim (në atë kohë të dashurin tim), pas shumë viteve karrierë si modele, ndihesha e pakompletuar dhe e palumtur sepse nuk e dija saktësisht se çfarë kërkoja. U desh një vit që unë të marrë këtë drejtim. Një natë, shumë vonë-rreth orës 2 të mëngjesit, ndihesha shumë e mërzitur dhe e pashpresë dhe fillova të qaj sepse nuk isha ende e sigurt si të ecja përpara në karrierë. Burri i im filloj të më pyeste se cilat ishin pasionet e mija, çfarë lloj karriere më përmbush, çfarë mendoja se do të më kënaqte. E kuptova se me pëlqen të studioj psikologjinë e njerëzve dhe të ndihmoj gratë. Jam një vajzë për vajzat-me pëlqen që të tregoj tregime për jetën e vërtetë në çdo rast. Ky ishte momenti kur kuptova që kam një tregim të mahnitshëm për ta shkëmbyer më të tjerët, që vinte nga personi i imë më i afërt, nëna e ime-tregimi që isha duke e treguar ishte një shembull e çdo bisede ku ju përpiqeni që ti ndihmoni gratë që ndihen keq, janë të përfshira nga probleme në dashuri, karrierë dhe jetën në përgjithësi. Kjo kishte nevojë për një shprehje të vetvetes sime në atë formë që unë arrita ta shkruaj librin tim të ri.

A mund të na tregoni tregimin me interesant që ju ka ndodhur në karrierë?

Isha në Zvicër, ku jam rritur, duke shikuar një emision televiziv në MTV për modelet në Miami. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha modele në SHBA, veçanërisht në New York. Njerëzit gjithmonë me thoshin se unë “isha një ëndërrimtare” dhe shumë njerëz me thoshin se nuk isha gati, që kisha nevojë që fillimisht ta ndërtoja profilin tim. Derisa po shikoja këtë emision, vendosa në një moment që të largohem nga Zvicra dhe të shkoj në Miami, ku mund ta përgatitja një profil me qëllimin tim kryesor që të shkoja në New York. Pas vetëm tri dite të kësaj, aterova në Miami, qëndrova një natë në hotel në Miami, nuk kisha asnjë takim me agjenci mode, mezi flisja pak anglisht dhe shkova në njërën prej agjencive më të mëdha në Miami dhe ju thashë, “Tung, jam Angela Martini dhe dëshiroj që të jem një modele!”. Ata mbeten absolutisht të mahnitur me këtë gjë, por reaguan shumë mirë! Ata thanë, “Ne ju pëlqejmë, ne ju dëshirojmë në agjencinë tonë, por ju duhet të ktheheni në Zvicër derisa ne të ju dërgojmë juve një vizë punë’. I thashë, “Jo, do të qëndroj këtu, nuk do të shkoj askund dhe kjo është marrëveshja: Do të rri këtu në apartamentin e modeleve, duke ndërtuar profilin tim, duke punuar pa para, nuk do të me paguani asgjë derisa ta marr vizën e punës”. Ky ishte momenti kur çdo gjë ndryshoj në jetën time. Karriera e ime filloj në New York, e cila gjë kishte bërë që unë të garojë si Miss Shqipëria në Miss Universe, e cila gjë me solli këtu ku jam për momentin, e për të cilën gjë kam shkruar në librin tim të parë! Pasi jetoj që 11 vite në SHBA, jam e lumtur që do ja tregoj kapitullin e jetës sime botës!

Cili është gabimi më qesharak që ke bërë kur ke filluar? A mund të na tregoni se cili ka qenë mësimi që keni marrë nga ky gabim?

Pasi që kam filluar karrierën si shkrimtare, ende nuk kam ardhur tek gabimet qesharake, preferoj që punën time ta marrë qetë dhe seriozisht, edhe pse jam e sigurt ajo do të ndodh shpejt! Edhe pse tani nuk mendoj për këtë, kam situata kohëve të fundit ku kam humbur disa kapituj të librit tim sepse i ngatërroja në laptop. Tani kam mësuar një mësim të vlefshëm se si ta ruaj punën time.

Cilët janë momentet më interesante të projektit që jeni duke e punuar tani?

Projekti më interesant që jam duke punuar është libri im i dytë. Është një libër që ju ndihmon për lidhjet, që bazohet në kuptimin tim për dashurinë dhe studimin e psikologjisë. Po ashtu, jam duke i prodhuar dy filma të shkurtër, me dy mesazhe unike që dua t’ia tregoj botës. Një ka të bëj me idenë psikologjike të pavdekësisë, të inspiruar nga Sumerianët, civilizimi i parë njerëzor. Filmi i dytë është për trafikimin e qenieve njerëzore, në veçanti grave të cilat janë viktima të trafikimit.

Cila është shprehia, që ju besoni, që ju bën një shkrimtare të madhe? (p.sh. këmbëngulja, disiplina, loja, studimi autodidakt). A mund të na tregoni këtë tregim apo keni ndonjë shembull?

Siç thashë më parë, shprehia e ime është studimi i psikologjisë së njerëzve dhe shkëmbimi i këtyre tregimeve që me shtynë të shkruaj. Dëshira e ime është të ndihmoj gratë kur janë në vështirësi e cila gjë me ka shtyrë dhe inspiruar që të shkruaj. Gjithmonë them, këmbëngulja dhe disiplina është përmbajtja e arritjes së qëllimeve të mija.

Cili është momenti më interesant që e tregon në librin tuaj?

Libri ka tregime shumë interesante dhe e kam të vështirë që ta zgjedh një, por do jap dy shembuj.

Eco Higjiena

Tregimi i parë që mund ta theksoj është në thelb tregimi kryesor i librit tim, tregime të mahnitshme për një grua të fortë-nënën time, Nexhi. Ajo ka lindur në një vend komunist, Shqipëria, si njëra nga gashtë fëmijët e saj në një familje shumë të varfër, u martua katër herë (dy herë me të njëjtin burrë), duke pasur dy fëmijë, derisa gjeti dashurinë e vërtetë në moshën 47 vjeç, ku migroj në Zvicër dhe mësoj gjermanisht në pak muaj, u bë mësuese e gjermanisht aty, duke udhëhequr një projekt humanitar për të ndihmuar gratë për më shumë se 20 vite dhe mandej duke fituar një çmim nga UNESCO për këtë projekt, përballja e saj me vështirësitë me njerëzit që përpiqeshin që atë ta ndalin këtë sukses. Ishte vullneti i madh i nënës sime që ne ishim gati që të rilidhemi me njëri tjetrin. Ne jemi përballur më pengesa të mëdha nga sistemi politik madje edhe nga familja e jonë po ashtu.

Tregimi i dytë që unë dëshiroj ta tregoj është një kapitull i ndarë nga libri, tregimi i gjyshit tim Muho kur ai ishte në listë për t’u vrarë në një burg të kampit nazist.

Një ditë, të gjithë të burgosurit nga ky kamp ishin renditur nga oficerët gjerman. Ata vrisnin çdo të tretin burrë në vij. Të gjithë ishin absolutisht të tmerruar. Ata filluan të numërinin: Eins, Zwei, Drei! Një i vrarë! Boom!! Burri i parë u qëllua në kokë. Prapë, Eins, Zwei, Drei!! Boom!! Burri i dytë i vdekur. Të gjithë filluan të lutën, pëshpëritin, qajnë, ishte një skenë e tmerrshme. Prapë, Eins, Zwei, Drei — Boom! Vdes edhe njeriu i tretë. Të burgosurit filluan që të numërojnë vet, për të parë se cili ishte në vijë për t’u ekzekutuar. Gjyshi i imë ishte supozuar se do të ishte i dyti në radhë për të vdekur. Ai mbylli sytë e tij dhe mendoj për familjen e tij. Ai priste vdekjen e tij në qetësi. “Në fund të fundit ne të gjithë do të vdesim”, kishte menduar ai. “Nuk ishte e thënë që të jetoja më!”. Me sytë mbyllur, ai ishte duke pritur ekzekutimin e tij. Papritur, ai dëgjoj një britmë dhe krijohet një tollovi! Njëri nga ata që ishin në rresht për t’u ekzekutuar par atij filloj të vrapoj dhe të largohet, në kërkim të shpresës që mos të ekzekutohet. Me gjakftohtësi, oficeri e vret atë duke e qëlluar pas, para se ta qëlloj edhe njëherë në kokë. Rreshti i të burgosurve ri rregullua dhe ata filluan përsëri! Eins. Zwei, Drei, Boom!! Gjyshi i im nuk ishte në numërim kësaj here. Ai këtu e kuptoj që jetës së tij i kishte ardhur fundi, ai e pranoj këtë dhe me dinjitet. Me sytë mbyllur, ai dëgjoj afër tij: Eins, Zwei, Drei — Boom! Ai hapi sytë dhe pau që shoku i tij me i ngushtë ra afër ti, ai ishte qëlluar me një plumb në kokë. Ai ishte i shokuar, qau në qetësi, për pak sa nuk ishte qëlluar edhe ai, përderisa oficerët vazhduan ekzekutimin edhe të 20 të burgosurve të tjerë. Me të vërtetë e tmerrshme, por është një tregim për trimërinë nga gjyshi im.

Isha e mahnitur nga ky tregim që nëna ma ka treguar dhe nga këtu kuptova se sa e madhe është vlera e jetës që na është dhënë. E kuptova që edhe nëse një i burgosur përpiqet që të largohet për të mos u ekzekutuar, gjyshi i im nuk e bëri këtë dhe se unë nuk do të ekzistoja as sot në këtë tokë. Kjo me bën aq mirënjohëse dhe falënderuese për trimërinë e tij, pasi që nga kjo mundësi edhe unë sot jam gjallë për të treguar tregimin e tij para botës.

Cili është mësimi që lexuesi i juaj do ta marrin pasi ta lexojnë librin tuaj?

I pari është se ne si një shoqëri, ankohem për gjëra shumë të vogla, duke gjetur arsyetime pse ne nuk mund ta kemi këtë jetë apo këtë dashuri, ku aktualisht gjithçka është e mundshme! Vetëm duhet të besoni dhe nuk duhet ta viktimizoni asnjëherë vetveten!

E dytë është-dashuria dhe jetojeni çdo moment sikurse nuk e keni jetuar më parë!

A mund të na tregoni se cila ka qenë sfida e juaj më e madhe që ju të arrini të bëheni një autore që shet më së shumti libra? Si do ja arrini këtë? A mund të na tregoni tregimin e juaj edhe për ata shkrimtar që duan të mësojnë nga ju?

Sfida që unë jam përballur në udhëtimin tim për të qenë shkrimtare është e njëjtë sikurse çdo gjë që ju dëshironi ta arrini në jetë! Këshilla që do ja jepja të gjithëve është e njëjtë si çdo herë: Kurrë mos u dorëzoni!

Nga cila letërsi merrni më shumë inspirim dhe pse?

Çdo gjë që dëshiroj ta shkruaj nga jeta ime dëshiroj ti jap kaheje shpirtërore. Në librat që po shkruaj apo i kam në plan të shkruaj, gjithmonë fus elemente të ndryshme shpirtërore. Shkrimtarët që me të vërtetë me kanë frymëzuar janë: Rudolf Steiner, Paramahansa Yogananda, Eckhart Tolle dhe Khaled Hosseini. Gjithësecili prej tyre ka prekur shpirtin tim në mënyrë të ndryshme!

Si do të ndikojnë shkrimet e juaj në botë?

Dëshira e imë më e madhe është që mesazhi që do ja dërgoj botës nga shkrimet e mija…të prek sa më shumë shpirtin e tyre! Nëse kjo do të ndodh, edhe nëse në një person, e di që kam mundur ta kem këtë efekt ë sa më shumë njerëz të cilët kalojnë nëpër këto vështirësi jetësore dhe unë përpiqem të ua lehtësojë me më shumë kurajo. Lutem që shkrimet e mija mund të japin pastaj më shumë shpresë dhe fuqi për të gjetur dashurinë e vërtetë, të cilën gjë unë e promovoj sa më shumë që mundem. Të japësh dashuri, para se dikush ta pranoj atë.

Çfarë këshillash keni për ata që dëshirojnë të jenë shkrimtare sikurse jeni ju?

Që ta dëgjojnë zërin e tyre, ta dëgjojnë shpirtin e tyre dhe të jenë të ndershëm me vetveten! /GazetaExpress/