ARKATANA

Thaçi: Për keqardhje që dhuna në Kuvend përmendet në raportin e DASH-it

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është për keqardhje që problemi i parë që përmendet në raportin e Departamentit të Shtetit është dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe pengimi i debatit të lirë.

Thaçi në rrjetin social Facebook shkruan se në mënyrë gjithëpërfshirëse raporti trajton shoqërinë kosovare dhe vëren të arriturat, por edhe sfidat në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo sektor të shtetit dhe shoqërisë sonë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Është shumë i mirëseardhur raporti i State Departamentit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2016. Në mënyrë gjithëpërfshirëse, raporti trajton shoqërinë kosovare dhe vëren të arriturat, por edhe sfidat në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo sektor të shtetit dhe shoqërisë sonë.

ARKATANA

Është për keqardhje që problemi i parë që përmendet është dhuna në Kuvendin e Kosovës dhe pengimi i debatit të lirë. Pastaj përmendet mungesa e dënimit për të korruptuarit, por edhe dhuna dhe diskriminimi i individëve dhe komuniteteve për shkak të përkatësisë së tyre gjinore, etnike e fetare apo përcaktimit të tyre seksual.

Si president jam përkushtuar për konsolidimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit, që të mbyllim çdo mundësi që dikush t’i shmanget ligjit. Kam promovuar dialogun në mes të gjitha komuniteteve dhe kam punuar në favor të të drejtave të gjitha komuniteteve. Por, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është detyrë vetëm e institucioneve shtetërore. Është obligim i tërë shoqërisë që të punojë dhe të eliminojë dhunën dhe diskriminimin nga jeta jonë, duke pranuar njëri-tjetrin pa marrë parasysh bindjet politike, përkatësinë etnike, fetare apo gjinore dhe orientimin seksual.

Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj dhe çdokush duhet ta gëzojë të drejtën të jetojë në dinjitet dhe të kërkojë lumturinë ashtu siç e kupton, pa cenuar të tjerët, shtetin dhe shoqërinë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.