Abdixhiku reagon pasi Osmani e caktoi 9 shkurtin si datë të zgjedhjeve: Le të bëhemi bashkë, le të ringritemi si një
Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli 9 shkurtin 2025, datë të zgjedhjeve të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka shpërndarë një fotografi të tubimit të LDK’së duke shkruar “Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!”.
“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një! “, shkroi Abdixhiku.