Uji Dea

Kallas: Dialogu Kosovë – Serbi me patjetër duhet të avancojë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Beograd, ku ka zhvilluar fillimisht një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi ndërkaq, pas takimit, tha se dialogu është i kushtëzuar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E Kallasi para se të mbërrinte në Beograd shkroi në X, ku tha se dialogu Kosovë – Serbi me patjetër duhet të avancojë.

“Tani është koha për riangazhim”, shkoi Kallasi.

FIDANISHTJA

Shefja e diplomacisë evropiane të enjten do të qëndrojë në Kosovë.

Kallasi do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Bëhet e ditur se ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës, të enjten, më 22 maj në orën 15:45, transmeton Klankosova.tv.

“Përfaqësuesja e lartë Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet gjithashtu me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani”.

Ndërsa, pas Prishtinës, ajo vazhdon vizitën në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar për më 23 maj.