FITORJA

Tetor i ngjeshur për Kuqezinjtë, Kombëtarja me sfida të vështira

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshje shumë të rëndësishme.

Trajneri Silvinjo dhe trajneri Armir Grima do të drejtojnë ekipet e tyre kombëtare në sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrave në kompeticionet respektive.

Shqipëria e Silvinjos do të luajë dy takime të rëndësishme në transfertë ndaj Çekisë (11 tetor, ora 20:45) dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeogjisë (14 tetor, ora 18:00), të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sakaq, Shqipëria e vajzave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë më 25 tetor (Loro Boriçi, ora 16:00) dhe 29 tetor (Ullevaal Stadion, ora 19:00).

Këto sfida do të luhen në kuadër të raundit të parë të play-off-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.

Nëse Shqipëria kalon me sukses këtë raund, në fazën e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Në fushë këtë muaj do të zbresin edhe ekipet kombëtare të moshave.

Sfidat më të rëndësishme sigurisht do t’i kenë ekipet kombëtare të moshave U-17 për djem e vajza, që do të luajnë ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatet Europiane respektive.

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, e kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” do të luajë ndeshjet e raundit të parë në datat 9, 12 dhe 15 tetor ndaj Kroacisë, Hollandës dhe Ishujve Faroe.

Mobi Casa

Të gjitha këto sfida do të luhen në Shqipëri.

Edhe raundi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza do të zhvillohet në vendin tonë në datat 30 tetor – 5 nëntor.

Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Kosovën (30 tetor) dhe Izraelin (5 nëntor).

Ekipi kombëtar U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit U-21, ndaj Armenisë në “Air Albania” më 15 tetor, në ora 18:00.

jo është sfida e fundit e ekipit Shpresa në këto kualifikuese të Europianit.

Ndërkaq, ekipi kombëtar U-19 do të luajë dy sfida miqësore ndaj Malit të Zi më 11 tetor në Podgoricë dhe 13 tetor në “Reshit Rusi” në Shkodër.

Këto do të jenë edhe dy testet e fundit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj përpara sfidave zyrtare të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Ekipi kombëtar U-15 për vajza do të luajë dy sfidat e radhës të turneut “UEFA Development” ndaj Estonisë (2 tetor) dhe Maqedonisë së Veriut (5 tetor) ndërsa edhe kombëtarja U-15 për djem do të marrë pjesë në një turne të njëjtë ku do të përballet me Bosnje – Hercegovinën, San Marinon dhe Ishujt Faroe.

Ky turne do të zhvillohet në Shqipëri në datat 20-28 tetor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.