Mobi Casa

Tejkalohet ngërçi në Kuvendin e Gjilanit, miratohet unanimisht buxheti për vitin 2025

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas shumë tentimeve që prej shtatorit të vitit të kaluar për shkak të mospajtimeve të thella pozitë-opozitë, më në fund është tejkaluar ngërçi në Kuvendin e Gjilanit, duke u miratuar buxheti për vitin 2025.

Në seancën e cilësuar në dakordancë pozitë-opozitë si e jashtëzakonshme dhe urgjente, e cila është udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, e mbajtur të enjten, pika e projekt-buxhetit për vitin 2025 është miratuar në mënyrë unanime, me 33 vota për dhe asnjë kundër.

Gjatë adresimit para kuvendarëve, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se kjo seancë nuk është ftuar sipas procedurave siç e thotë ligji, pasi do të duhej të cilësohej si seancë urgjente e ftuar nga ai, për ta prezantuar më pas buxhetin për vitin 2025.

“Totali i kufijve buxhetorë për buxhetin e vitit 2025 është 39.897.577 euro. Për të tjerat, nga granti i përgjithshëm kemi rreth mbi 14.5 milionë euro, granti për shëndetësi 4.3 milionë euro, granti për arsim 14.4 milionë euro, të hyrat vetanake 6.1 milionë euro, për paga dhe mëditje do të shpenzohen 20.6 milionë euro, në mallra dhe shërbime 7.7 milionë euro, në shpenzime komunale 628 mijë, në subvencione 1.9 milionë euro dhe shpenzime kapitale rreth 8.8 milionë euro”, është shprehur Hyseni.

FIDANISHTJA

Ai tha se në total janë 31 projekte kapitale, të cilat janë të planifikuara për t’u realizuar në vitin 2025.

Avdyl Aliu, shef i grupit të LDK-së, ka thënë se e votojnë buxhetin e planifikur me disa projekte shtesë të propozuar nga partia e tij, me përjashtim të projektit të bulevardit të qytetit, pasi, sipas tij, është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Urban dhe me planet e niveleve të tjera, të cilën e ka kundërshtuar kreu i Gjilanit, duke thënë se ky projekt është në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, pasi konfirmoi se do ta votojnë buxhetin, ka propozuar ndarjen e një millioni euro për varrezat e qytetit, projektin për ndërtimin e një qendre për qentë endacakë, funksionalizimin e shkollës së agro-biznesit etj., derisa Nazim Gagica, shef i AAK-së, tha se shtatë muaj më parë i ka dhënë mbështetje buxhetit, për të shtuar se nuk e ka asnjë kërkesë e as propozim shtesë.

Kërkesat të LDK-së dhe PDK-së morën mbështetjen e shumicës së kuvendarëve, ndërkaq, projekt buxheti në tërësi mori mbështetjen unanime të 33 asambleistëve prezentë të të gjitha partive politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.