UBT

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli ka shkaktuar entuziazëm, por në vitet e ardhshme, mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mund të jetë gjithashtu një kandidat për t’u rikthyer. Vëllai i tij, Taulanti, ka folur për këtë mundësi në një intervistë për “Blick”.

Gjatë intervistës, Taulant Xhaka është pyetur për rolin e tij si kapiten i Baselit. Ai ka thënë: “Nëse luaj nga fillimi, jam unë kapiten. Në rast tjetër, është Dominik Schmid. Xherdan Shaqiri është gjithashtu në grupin e kapitenëve”.

Më tej, Taulanti tregon se javën e kaluar, Shaqiri e mbajti shiritin e kapitenit edhe kur ai hyri në fushë: “Natyrisht, unë u aktivizova vonë. Nuk do ta pyes Shaqirin për shiritin. Të gjithë e dimë rolin tonë në ekip, dhe nuk ka rëndësi kush e mban atë”.

Pavarësisht se 33-vjeçari nuk po luan shumë, ai ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar kur trajneri e kërkon. Taulanti dëshiron të kontribuoni dhe të shijojë momentet me ekipin, pa e tepruar me brengosje për minutat në fushë.

Ai gjithashtu thekson se nuk ka marrë sinjale nga drejtuesit e Baselit që të jetë i tepërt dhe se ndjen se klubi e vlerëson. Dëshira e Taulantit është të fitojë një tjetër titull me Baselin para se të largohet dhe po i afrohet ndeshjes së tij të 400-të.

FITORJA

“Është një ëndërr të luaj këtë numër ndeshjesh për klubin tim. Jam shumë krenar për këtë”, deklaroi ai, duke përmendur dy ndeshjet e veçanta ndaj Liverpoolit dhe Fiorentinës.

Përsa i përket kthimit të Shaqirit, Taulanti tregon se nuk kishte informacion për transferimin përveç asaj që u raportua në media: “Kur u konfirmua, mendova: shkëlqyeshëm. E njohim njëri-tjetrin prej fëmijërisë dhe kemi marrëdhënie shumë të mira”.

Kur e pyetën për mundësinë e kthimit të Granit Xhakës, Taulanti deklaroi: “Mund të funksionojë. Është një plan, por nuk do të jap më shumë detaje”.

Të dy vëllezërit Xhaka kanë luajtur së bashku në fillim të karrierës, por pas kësaj rrugët e tyre u ndanë, me Granitin që ka pasur një karrierë më të suksesshme. Taulanti shpreson që ata të bashkohen edhe pas futbollit, duke shprehur dëshirën për të qenë trajner.

“Unë, si vëllai im, dua të bëhem trajner. Ideja është që Graniti të jetë kryetrajner dhe unë asistent”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.