Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Hamza

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk janë pro zgjedhjeve të reja.
“Ne apriori nuk jemi që vendi t’i drejtohet kutive të votimit, ne nuk jemi ata që i duam zgjedhjet, do të insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza”, tha Tahiri.
Kur u pyet se a do t’ia jepnin postin e kryeministrit liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai tha se një gjë e tillë atij i është bërë e qartë qysh në fushatë.
“Në rast se do të jemi partia e parë, ne do të kërkojmë që mandatar për krijimin e qeverisë të jetë Bedri Hamza. Në rast se nuk do të ishim partia e parë dhe do t’i kishim ndërruar vendet me LDK-në, do ta kishim mbështetur Abdixhikun”, tha Tahiri./rtv21