ARKATANA

Ali Ahmeti i drejtohet Ramës: Vazhdo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit, me hasmëri nuk jetohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ia ka drejtuar një postim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Aty, Ahmeti i thotë Ramës ta vazhdojë rrugën drejt pajtimit dhe paqes, sepse me hasmëri nuk jetohet.

Postimi:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

ARKATANA

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.

Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.