FITORJA

Hoti: VV-ja nuk i ka votat, kjo është arsyeja e vetme pse sot nuk u konstitua Kuvendi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se fajin për moskonstituimin e Kuvendit sot e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se seanca e sotme ka konfirmuar se partia fituese e zgjedhje të 9 shkurtit nuk e ka shumicën.

FITORJA

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike.

“Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën. Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, ka shkruar Hoti.