UBT

Tahiri: Kurti mashtrues i sofistikuar, dëshiron të mos diskutohet për dështimet e tij

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, teksa e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “mashtrues të sofistikuar”, ka thënë se diskutimet për Urën e Ibrit po bëhen qëllimisht që të mos diskutohen në publik “dështimet e tij katërvjeçare”.

Në një shkrim në Facebook, Tahiri ka thënë se përderisa po flitet për hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë, Kosova “është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë”.

Sipas Tahirit janë mbi 2500 biznese që janë në bllokadë në vendpunimet e këtyre rrugëve.Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti edhe për procesin e subvencionimit me libra shkollorë, duke thënë se po shtypet e drejta elementare e qytetarit. Ka thënë se ekonomia është buzë kolapsit e sektori publik është me pagën më të ulët në nivel rajonal e më gjerë.

Sipas Tahirit, Kurti e ka hapur vetëm një urë – “atë të Saradranit”.

Eco Higjiena

“Ai po donë që këtë popull me lidhë me një shtyllë afër urës dhe çdo ditë të na tregojë se a është lyer ura, a mund të kalojë një kamion, a foli me komandantin e KFOR-it apo jo. Shihni përtej kësaj, ky është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri”, ka shtuar ai.

“Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me ShBA-në dhe vendet e BE-së. Pra, mashtruesi i sofistikuar don me na mbajt të lidhur për ure!” ka përfunduar shkrimin Tahiri.

Të mërkurën, kryeministri Albin Kurti përsëriti qëndrimin e Qeverisë për planin për hapjen e Urës mbi Ibër duke thënë se plani s’është kundër askujt. Partnerët ndërkombëtarë kanë kritikuar Kosovën duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

Edhe KFOR-i ka thënë se çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të merret në dialog. Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se ekziston rrezik me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë. Sipas tij, kjo mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.