Sylvinho nuk e ftoi, Anis Mehmetit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, ka pasur një rritje të vlerës në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Lojtari i Bristol Cityt tani vlenë plotë 7 milionë euro, shkruan Indeksonline
Vlera e kaluar e lojtarit ishte 3.5, por falë paraqitjeve fantastike në sezonin e përfunduar në Championship, ai tani vlenë 3.5 milionë më shumë (7).
24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar 12 gola dhe ka bërë një asist në Championship në 42 ndeshje.
Ai ka kontratë me Bristolin deri në vitin 2026, por gjatë afatit kalimtar të verës ka shumë gjasa të ndërrojë skuadër.
Kujtojmë se trajneri Sylvinho nuk e ftoi Mehmetin për ndeshjet e muajti qershor te Shqipëria./Indeksonline/