FITORJA

Surroi tregon dy rreziqet më të mëdha që i kanosen Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në episodin e fundit të podcastit PIKË, publicisti Veton Surroi identifikoi dy nga sfidat më serioze që, sipas tij, i kanosen Kosovës në dekadën e ardhshme.

I pyetur nga dramaturgu Jeton Neziraj për rreziqet më të mëdha të brendshme, Surroi theksoi konfliktin e papërfunduar me Serbinë dhe mungesën e përgatitjes për transformimet teknologjike e kulturore.

“Rreziku i parë është që shoqëria jonë nuk e ka mbyllur konfliktin. Jo sepse ka kërcënim të drejtpërdrejtë fizik, por sepse konflikti është bërë pjesë e narracionit tonë kolektiv dhe po përcillet te gjeneratat e reja. Nuk ua kemi borxh të rinjve që edhe ata të jetojnë me Serbinë si temë të përditshme”, ka thënë ai.

Rreziku i dytë, sipas tij, ka të bëjë me mungesën e përgatitjes së Kosovës për të hyrë në një epokë të re teknologjike, ku inteligjenca artificiale dhe transformimet digjitale do të jenë përcaktuese.

GRANDEMALL

“Kosova si shtet është produkt i një projekti mendor, por nuk di çka duhet bërë që të rinjtë tanë të përballen me transformimin teknologjik pa e humbur identitetin dhe kulturën”, u shpreh Surroi.

Ai ngriti shqetësimin se, në një vend ku 80% e nxënësve nuk e kuptojnë tekstin që lexojnë, ku mungojnë gazetat dhe autoritetet publike, dhe ku informacioni vjen i pafiltruar përmes rrjeteve sociale, është shumë e vështirë të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme.

“Kur gjithkush mund të kontestojë ekspertin, kur nuk ka burime të besueshme, dhe kur një status në Facebook zëvendëson librin apo gazetën, atëherë ne rrezikojmë të hyjmë në epokën e inteligjencës artificiale si shoqëri pa kompasa”, përfundoi Surroi./Koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.