UBT

Çitaku e ashpër me LVV-në: E papërgjegjshme dhe e papranueshme mënyra se si ajo trajton Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“LVV-ja e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit, përdorimi i mjeteve normale s’është në traditën politike të saj”.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mënyra si po e trajton LVV-ja Kosovën, institucionet dhe qytetarët është “e papërgjegjshme dhe e papranueshme”.

Sipas Çitakut, Vetëvendosje e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit.

FIDANISHTJA

“E papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj. Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje. Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi. LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit. Nuk e bën, sepse përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj. Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm. Turp”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sot për të shtatën herë, deputetët e zgjedhur u mblodhën për të konstituuar kuvendin. LVV-ja prapë e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por prapë dështoi. Ajo i mori sërish 57 vota, derisa i duhen së paku 61.