Stavilevci viziton kompaninë Frutomania “Moea” në Kravaricë

Gjilan – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruaral, Blerand Stavilevci, së bashku me Christof Stock njeriu numër dy i Komisionit Evropian në Kosovë (head of operations) me deputetin e Parlamentit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe me zyrtar të drejtorisë së Bujqësisë, kanë vizituar në përfundim të programit të investimit, fabrikën e Frutomanisë “Moea” në Kravaricë të Komunës së Gjilanit, ku nga afër kanë par investimet e bëra në plantacionin e pemishteve të shumta e të ndryshme deri në përpunimin përfundimtarë të pemëve.
Me këtë rast Ministri i Bujqësisë Stavilevci, ka thënë se vizita në këtë fabrikë të përpunimit të pemëve po bëhet në kohën sa është kah fundi i përmbylljes së projektit të përbashkët të Komisionit Evropian dhe Mora-së, tha se investimet nga Komisioni Evropian janë investime zinxhirore që i ndihmojnë një pjesë të madhe të fermerëve në këtë rast që nga prodhuesit, përpunuesit e deri tek shitësit dhe blerësit në tregun e gjerë të Gjilanit dhe Kosovës.
Ai tha se pajisjet moderne, poashtu edhe fermerët, agronomët etj, me dijeni të bollshme, po e kthejnë punën në rezultate konkrete. “Ne si konsumator për çdo ditë po i shohim këto prodhime në raftet tona gjithandej Kosovës dhe në të ardhmen pse jo të kemi këto prodhime në një sasi edhe më të shtuar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve” ka thënë Stavilevci.
Christof Stock, nga Komisioni Evropian, tha se ky ishte një projekt shumë i mire, sepse është mirë që të prodhohet diçka kualitative. “Dhe këto lëngje janë të pastra nga frutat, pa aditivë, pa sheqere dhe thjesht kjo është pastërtia e prodhimit në këtë fabrikë. Uroj që kështu dhe më mirë të vazhdohet edhe më tutje, sepse vetëm kështu ka mundësi të shitjes së produkteve jashtë vendit. Kualiteti kërkohet gjithkund, ndaj prodhimi këtu është vërtet kualitativ” ka thënë ai.
Pronari i Moea-së, Armend Malazogu, tha se me këtë investim ne kemi zhvilluar zinxhirin e furnizimit, ku vetëm deri më tani kemi krijuar zinxhirin prej mbi 150 fermerëve të kontraktuar, që na ka krijuar një stabilitet në prodhimtari. “Jemi certifikuar me të gjitha standardet ndërkombëtare të kualitetit dhe prodhimtarisë. Ne kemi rritje si kompani sa i përket kualitetit poashtu edhe sa i përket kapacitetit prodhues. Gjithashtu tani kemi edhe teknologjinë moderne të përpunimit që e rrit edhe më, kualitetin e prodhimit të frutave” ka thënë Malzogu.
Komisioni Evropian, së bashku me “Moea” ka investuar 450 mijë respektivisht 150 mijë euro në ndërtimin e vijës prodhuese, seleksionim të pemëve dhe frigoriferin për ruajtjen e tyre./rajonipress/