ARKATANA

Hyseni merr mbështetje nga ministrja Hajdari për realizimin e projekteve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin.

Në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të nivelit lokal dhe atij qendror.

Po ashtu është diskutuar edhe identifikimi i mundësive për mbështetjen dhe krijimin e infrastrukturës së përshtatshme fizike, për zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi planet komunale dhe arritjet në komunë dhe mirëpriti njoftimet lidhur me objektivat dhe progresin e arritur nga MINT, në krijimin e parqeve industriale e teknologjike, në komunat e ndryshme në Kosovë.

Mobi Casa

“Kryetarin Hyseni e përgëzova për planin ambicioz dhe progresin e arritur në Komunën e Gjilanit”, tha Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tregoi se janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për shfrytëzimin e mundësive të reja, për mbështetjen ndaj të rinjve ndërmarrës dhe bizneseve vendore, nga diaspora dhe të huaja, me kontribut në zhvillim të përgjithshëm socio-ekonomik në Komunën e Gjilanit dhe më gjerë.

Më pas Hyseni, bashkë me ministren Hajdari vizituan fabrikën e ujit Dea dhe atë të printimit Flexograf./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.