UBT

Stacioni Policor në Kamenicë, gjobitë me 500 euro personat që thyen izolimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në kuadër të menaxhimit të situatës me COVID-19 dhe pas raportimeve nga qytetarët, Policia e Kosovës ka filluar aksion për identifikimin e të gjithë personave me COVID-19, të cilët e kanë thyer izolimin.

Sipas Policisë, këta persona që qytetarët i kanë lajmëruar pranë institucioneve të sigurisë, do të monitorohen vazhdimisht dhe identifikimi i tyre është bërë me foto, kamera të sigurisë dhe forma të tjera.

Ndër të tjera, nga Stacioni Policor në Kamenicë, thuhet se ata që e kanë thyer izolimin janë dënuar me nga 500 euro, sipas legjislacionit në fuqi.

Uji Dea

Apelojnë tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me #COVID19, kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t’i lajmërojnë në Polici.

Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejnë vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal.

Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Bëjmë thirrje tek qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë izolimin, sepse nuk mund të rrezikoni jetën e dikujt tjetër!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.