ARKATANA

Lenjani kërkon edhe një noter, Ministria e Drejtësisë thotë se ka caktuar tre noter për komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Selver Lenjani ka kërkuar më herët nga Albulena haxhiu që për nevojat e brezit kufitar të caktohet edhe një noter enkas sepse fshatrat e brezit kufitar duhet të udhëtojnë nga 27 km për të pasur qasje tek Noteri.

Selver Lenjani kishte kërkuar më herët nga Ministria e Drejtësisë që të lejohet edhe një Noter enkas për nevojat e brezit kufitar, por kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë e cila në përgjigjen e saj me shkrim ka njoftuar se aktualisht në territorin e Kamenicës operojnë tre noter të licencuar nga Ministria e Drejtësisë.

FIDANISHTJA

Lenjani ka shkruar në kërkesën e radhës se shumë fshatra të brezit kufitar siç janë: Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Novosellë, Hodonovc, Kërshlantë, Muqivërc, Dajkovc, Kolloleq, Shipashnicë e Poshtme, Shipashnicë e Epërme, Desivojcë, Kranidell.

Do të ishte shumë domethënëse për këta banor që ta caktoni një noter sepse ata duhet të udhëtojnë me nga 27 km për të kryer shërbimet e noterisë ka shkruar Lenjani./rajonipress/