ZN

Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi inspektojnë punimet në disa projekte në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Bashkë me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, vizituam sot disa nga projektet e shumta të MMPHI-së në Kamenicë ka shkruar Liburn Aliu.

Postimi i plotë:

Pamë nga afër punimet në rrugët e brezit kufitar, ku do të ndërtohen plot 35 km rrugë, përkatësisht pamë rrugët Zhujë – Shahiq dhe Shahiq – Lisockë.

ZN

Vizituam edhe disa projekte të përfunduara, si ai i rrugës Berivojcë – Topanicë – Koretin, një rrugë mjaft e rëndësishme për këtë zonë.

Rëndësi të veçantë në këtë Komunë kanë edhe investimet në mjedis, siç është hartimi i projektit detal i digës së Desivojcës./rajonipress/