RCCOLA

Sporti – ylli me më shumë dritë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Faton Bislimi – Nëse ndokush i ka dhënë Kosovës imazhin që e meriton, atëherë atë e kanë bërë sportistët tanë të dalluar. Realisht, yllëzimi i Kosovës në botë s’ka si mos të ndërlidhet me emrin e kosovares së pare në histori që mori medaljen e artë në lojërat olimpike, Majlinda Kelmendi. E si, Majlinda, Kosova jonë ka plotë të tjera. Atyre vetëm duhet dhënë shancën; Fytyrën do na e zbardhin patjetër.

Sporti nuk mund të konsiderohet vetëm temë zgjedhjesh. Sporti është mënyrë e jetesës për shumëkë. Sporti është begatim i shoqërisë; është kulturë dhe traditë e një populli.
Neve na duhet të rrisim jo vetëm përkrahjen buxhetore, por edhe angazhimin politik që sporti të bëhet pjesë e pandashme e agjendës qeveritare. Politikat publike të ndërlidhura me sportin duhet të jenë politika që marrin primat në adresimin e çështjeve të rinisë dhe profesionistëve sportiv.

Përmes Fondit Nacional të Ekselencës, neve do t’i japim mbështetjen meritore sportistëve tanë të dalluar, duke i stimuluar e përkrahur ata financiarisht që të arrijnë majat e suksesit jo vetëm në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Futbolli i Kosovës po lulëzon………….
Unë besoj në sportin e Kosovës që sjellin kampionë. Neve na bëjnë nder kampionet që e zbardhin emrin e shtetit tone nëpër botë.
#134LDK #44FatonBislimi #MeVjosenKryeministre

Mund të ju interesoj: