Eko Higjiena

Specialja rri si kamxhik mbi kokat e liderëve të shantazhuar

/ 14 minuta lexim
GRANDEMALL

Analistët politikë dhe ekspertët e së drejtës vazhdojnë ta akuzojnë presidentin Thaçi për shkelje flagrante të Kushtetutës, për shkak të angazhimit të tij të hapur për ndryshimi i kufijve me Serbinë, që Thaçi po e çuan korrigjim të kufijve.

“Me deklarimet dhe insistimin e të parit të shtetit për të ashtuquajturin ‘korrigjim’ kufijsh, fatkeqësisht dëshmohet se historia trishtuese e vitit 1989, me Rrahman Morinat e rinj në krye të vendit, po përsëritet sërish për Kosovën. Edhe tash, njëjtë si dikur Rrahman Morina, presidenti aktual, Hashim Thaçi, me skenarët e tij për ndarjen etnike të Kosovës rrezikon jo vetëm Kushtetutën e vendit, por e sjell në rrezik të paparashikueshëm edhe vetë ekzistencën e shtetit të ndërtuar me kaq mund, gjak e djersë, pas përpjekjeve shekullore”, është shprehur analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe ekspertët e së drejtës vazhdojnë ta akuzojnë presidentin Thaçi për shkelje flagrante të Kushtetutës, për shkak të angazhimit të tij të hapur për ndryshimi i kufijve me Serbinë, që Thaçi po e çuan korrigjim të kufijve.

Madje ata theksojnë se kjo agjendë e presidentit të Kosovës ka zgjuar edhe një zhgënjim të madh edhe për fuqitë e mëdha që e pranuan Kosovën në kufijtë ekzistencial, e sot kërkohet korrigjim i kufijve. Sipas njohësve të këtyre zhvillimeve politike, me këtë po dëshmohet hapur se politikanët e Kosovës janë të shantazhuar dhe se Gjykata Speciale është duke qëndruar si kamxhik mbi kokat e liderëve kosovarë të shantazhuar, që të çojnë përpara planet për ndarjen e Kosovës, vetëm e vetëm me shpresën që të shpëtojnë disa nga ish- komandantët e UÇK-së nga përndjekja, nëse ata pranojnë ndarjen për çmimin që Serbia ta tërheqë çdo akuzë dhe provë të sajën si shpërblim. Profesori universitar Muhamet Kelmendi thotë për “Kosova Sot” se ky angazhim i presidentit është i qartë, si drita e diellit, shkarje ashiqare e Kushtetutës së shtetit të Kosovës, por varet a do të adresohet si e tillë apo do të ‘amnistohet. “Në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 1 të saj, qëndron prerë se territori i Republikës është unik dhe i pandarë. Ky përkufizim e bënë në kuptimin juridik z. Hashim Thaçin kryes të veprës penale, të sanksionuara në nenet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dënimet janë deri me burg të përjetshëm. Pra, juridikisht i gjithë aktiviteti i Thaçit është antiligjor dhe jashtëzakonisht i rëndë dhe i dënueshëm me normat penale”, thotë Kelmendi.

Mirëpo sipas tij, tani më po shihet që ai e ka një përkrahje ndërkombëtare në këtë projekt dhe ka gjasa edhe të mos ndiqet nga gjykata për këtë shkelje serioze kushtetuese. “Çështja e ndryshimit të propozuar nga Thaçi dhe Vuçiqi, të përkrahur nga Franca, madje edhe të detyruar nga Parisi, prapa së cilave qëndron Rusia dhe Italia e një numër shtetesh, është në kundërshtim me investimet e mëdha që ka bërë BE-ja dhe SHBA-ja. Por, çështja qëndron te fakti se ku është SHBA-ja? Mendohet se SHBA-ja është për ndarjen e Kosovës dhe ende nuk ka marrë qëndrim për Luginën e Preshevës. Në këtë gjendje, duhet thënë, edhe nëse e përsëris me dhjetëra herë, se Ujmani dhe Mitrovica si tërësi duhet të jenë të panegociushme me askënd. Ato janë historikisht të Kosovës dhe ashtu duhet të mbesin. Sikundër kjo, edhe Lugina e Preshevës është territor i Kosovës dhe atë duhet kthyer te Kosova. E tërë kjo, vetëm në rast se me të vërtetë SHBA-të dhe BE-ja duan të tërheqin kufij të rinj. Në këtë rast Kosova nuk duhet të lëshoj asnjë pëllëmbë të tokës së vetë historike”, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas Kelmendit, për asnjë çmim, edhe nëse bëhet ndonjë lëvizje korrigjuese e kufijve, nuk duhet të lejohet që të kalojnë në Serbi tokat shqiptare. Shkodra: Kosova është bërë për liderët politikë shqiptarë si ‘bahçe e babës’ Se Gjykata Speciale po u rri si kamxhik mbi kokën e liderëve kosovarë të shantazhuar e thotë edhe analisti Ragip Guraziu, prandaj, sipas tij, Kosova po vazhdon të mbetet viktimë e këtij rasti falë përpjekjeve për kompromis të disa ish-komandantëve të UÇK-së. “Për të shpëtuar veten komandantët e UÇK-së, përndjekjen nga Gjykata Speciale,”DORZANI KUFIJT”, ndarja e Kosovës veç kaherë është e rezervuar në tavolinën e bisedimeve, prandaj me të drejtë edhe është ngritur dyshimi tek të gjithë ne se ndryshimi i kufijve me Serbinë, që Thaçi po i çuan korrigjim të kufijve, do të jetë kompromisi më i rëndë, pavarësisht se kjo është ashiqare shkelje e rëndë e Kushtetutës së vendit dhe zhgënjim për fuqitë e mëdha që e pranuan Kosovën në kufijtë ekzistencialë e sot kërkohet korrigjim i kufijve”, është shprehur ai.

Analisti Shefik Shkodra i ka thënë gazetës “Kosova Sot” se Kosova është bërë për liderët politikë shqiptarë si ‘bahçe e babës’. Shkelja e Kushtetutës për interesin personal të Hashim Thaçit, duke synuar arritje të marrëveshjeve për ndryshim kufijsh, është një veprim që po duket ashiqare edhe sipas analistit Bislim Aliu.”Gjithsesi ndryshimi i kufijve me Serbinë, që vazhdimisht Thaçi po i çuan korrigjim të kufijve, shkelje e rëndë e Kushtetutës së vendit. Sigurisht dhe këtu nuk besoj që ka asnjë dilemë, se ky veprim i tij është zhgënjim edhe për fuqitë e mëdha që e kanë pranuar Kosovën në kufijtë ekzistencialë, e sot kërkohet korrigjimi i kufijve në kundërshtim me interesin e qytetarëve të Kosovës dhe në kundërshtim me interesin strategjik të miqve ndërkombëtarë. Me këtë qartas po dëshmohet se Gjykata Speciale është ai kamxhik që po i godet vazhdimisht në koka disa prej liderëve kosovarë, që janë tejet të shantazhuar, vetëm e vetëm që të çojnë përpara planet për ndarjen e Kosovës. Sigurisht, për këtë është një marrëveshje në fshehtësi, në mes komandantëve dhe Serbisë, që nëse pranojnë ndarjen e Kosovës, Serbia më pastaj ta tërheqë çdo akuzë dhe provë të sajën si shpërblim! Dhe, mu për këtë, Gjykata ende hesht, edhe pse është gati për ta nisur punën. Ndaj, për këtë vlerësoj tani se edhe kjo gjykatë është krejtësisht një gjykatë politike, derisa pikësynim ka që ta realizojë dëshirën Serbia për ndarjen e Kosovës”, theksoi Aliu për “Kosova Sot”.

Sipas analistit Ali Hertica, ky propozim i presidentit ka rrezik që t’i ndërrojë kahe të madhe rrugëtimit të Kosovës, që ta kthejë atë prej rrugës së bllokut të Perëndimit kah vendet e lindjes dhe ngërthimi i interesave të lindjes në Ballkan.”Tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke mos e ditur se është një ide të rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe shkelje e Kushtetutës dhe një zhgënjim i paprecedent nga këta liderë që dalin edhe mbi Pakon e Ahtisarit, e cila e saktëson që Kosova me këta kufij duhet të bëhet shtet dhe mbi këta kufij u shpall dhe u njoh pavarësia nga shumë shtete”, është shprehur ai.

Qytetarët nuk besojnë që Thaçi do të amnistohet nga Specialja Ndryshimi i kufijve me Serbinë, që Thaçi po e çuan korrigjim të kufijve, është shkelje e rëndë e Kushtetutës së vendit edhe sipas mendimit të qytetarëve të anketuar nga gazeta. Ata mendojnë se sado që po dëshmohet hapur se Gjykata Specialja është si kamxhik mbi kokat e liderëve kosovarë të shantazhuar, që të çojnë përpara planet serbe për ndarjen e Kosovës. Qytetari Ismet Sogojeva tha se ata që nuk janë të pastër kurrë nuk mund t’i sjellin të mira këtij populli, prandaj duhet të përballen me drejtësinë.”Të korruptuarit kurrë nuk mund ta qesin këtë popull në selamet, vetëm ata që e kanë pastërtinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të mendimtarëve të tillë, ata mund të arrijnë atje ku e do interesi i popullit”, është shprehur ai. Qytetari Shaban Beqiri tha për “Kosova Sot” se Kosova është vend i vogël dhe nuk duhet që krerët e shtetit të hapin tema që janë të dëmshme për interesin e vendit, sepse më pastaj gabimet nuk mund të përmirësohen, ngase edhe ashtu si vend i vogël që është Kosova dhe pa fuqi ndikimi mund të humbë shumë në situata të tilla. Ndryshe ai thotë se shkelja e Kushtetutës nga presidenti nuk mund të bëhet krejtësisht pa vetëdije, sepse politikisht edhe ai e ka një karrierë jo më pak se tri dekada.

ARKATANA

QARRI: NJËJTË SI DIKUR RRAHMAN MORINA, PRESIDENTI HASHIM THAÇI, ME SKENARËT E TIJ PËR NDARJEN ETNIKE TË KOSOVËS, RREZIKON JO VETËM KUSHTETUTËN E VENDIT!

Analisti politik Gani Qarri angazhimin e tanishëm të Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë e krahason me personalitetin e Rrahman Morinës në vitet 90-ta. “Me deklarimet dhe insistimin e të parit të shtetit për të ashtuquajturin ‘korrigjim’ kufijsh fatkeqësisht dëshmohet se historia trishtuese e vitit1989, me Rrahman Morinat e rinj në krye të vendit po përsëritet sërish për Kosovën. Edhe tash, njëjtë si dikur Rrahman Morina, presidenti aktual, Hashim Thaçi, me skenarët e tij për ndarjen etnike të Kosovës rrezikon jo vetëm Kushtetutën e vendit, por e sjell në rrezik të paparashikueshëm edhe vetë ekzistencën e shtetit të ndërtuar me kaq mund, gjak e djersë, pas përpjekjeve disashekullore. Mjerimi njerëzor dhe degjenerimi politik i Hashim Thaçit për interesat e veta të ngushta jo vetëm se po degradon përditë e më tepër, por ai po dëshmohet edhe si një politikan i rrezikshëm për vendin, duke sjellë në rrezik tërësinë territoriale dhe vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës, për t’i bërë favore Serbisë”, ndaj kjo aventurë e çmendur e tij duhet të ndërpritet menjëherë dhe për asnjë çmim nuk guxon të tolerohet të shkojë më tej. Në fakt, në këto momente nuk bëhet më fjalë për teori, por sipas të gjitha gjasave ka kohë që më e keqja tanimë ka ndodhur me marrëveshjen për këmbim territoresh e ndryshim kufijsh me Vuçiqin, Thaçi qëmoti e ka nënshkruar, ndërsa akrobacitë që ai tani inskenon janë vetëm pjesë e lojës, për të shpërndarë mjegull në opinion dhe mbuluar tradhtitë që ai ka bërë në dëm të Kosovës”, thekson analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”.

Ndryshimi i kufijve me Serbinë, që Thaçi po e çuan korrigjim të kufijve, sipas tij, nuk është vetëm shkelje e rëndë e Kushtetutës së vendit, por edhe zhvlerësim ndërkombëtar i kufijve të Pavarësisë së Kosovës, të pranuar tashmë nga 116 vende të botës, të cilat në përputhje me Pakon e Ahtisarit dhe kufijtë e definuar në atë pako kanë njohur Kosovën shtet. “Aventurat e Thaçit për ndryshim dhe lojë me kufij janë zhgënjim tepër i rëndë edhe për fuqitë e mëdha, të cilat e pranuan vetë dhe nxitën shtetet tjera ta njohin Kosovën shtet të pavarur në kufijtë ekzistencialë, ndaj duhet që sa më parë dhe pa vonesa të mëtejme të ndërmerret çdo formë veprimi dhe mjet demokratik për të mbrojtur shtetin e Kosovës nga çmenduria thaçiane e ashtuquajtur “korrigjim i kufijve”. Fakti se Gjykata Speciale, megjithëse ka kohë që është deklaruar e gatshme për të nisur punën, por ende nuk është vënë në veprim, dëshmon hapur se Serbia këtë Gjykatë po e përdor si kamxhik mbi kokat e liderëve të shantazhuar kosovarë, që ata të çojnë përpara planet serbe për ndarjen e vendit, plane të cilat, përkundër faktit se me realizimin e tyre në terren, rrezikohet ekzistenca e shtetit të Kosovës, siç shohim e dëgjojmë ditët e fundit, për çudi, kanë filluar t’i përkrahin edhe të ashtuquajturit veteranë dhe huazi-komandantë, me shpresën se nëse pranojnë ndarjen Serbia do ta tërheqë çdo akuzë dhe provë të sajën si shpërblim ndaj tyre, për shitjen e vendit dhe tradhtinë ndaj Kosovës”, theksoi analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.

ZEQA: GJYKATA SPECIALE ËSHTË DUKE U SJELLË SI GOGOL RRETH KOKAVE TË LIDERËVE TË KORRUPTUAR

Analisti Florim Zeqa vlerëson se rrëshqitja e presidentit Hashim Thaçi nga procesi shtetndërtues, në shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës së vendit në bisedimet e Brukselit, përveç zhgënjimit të qytetareve të vendit, ka befasuar dhe zhgënjyer keq edhe fuqitë e mëdha që kanë njohur dhe pranuar Kosovën në kufijtë ekzistues. “Pas ndryshimit të kufirit me Malin e Zi, paralajmërimi i ndryshimit të kufijve me Serbinë nën mashtrimin skandaloz të Hashim Thaçit kinse për korrigjim të kufirit i tejkalon përmasat e shkeljes së Kushtetutës, duke shkaktuar tradhtinë me të madhe të shekullit në dëm të territoreve etnike të vendit. Siç duket qartë, Gjykata Speciale është duke u sjellë si gogol rreth kokave të liderëve të korruptuar dhe tej inkriminuar kosovarë. Nga frika e Speciales, presidenti Thaçi me kompani janë të gatshëm të pranojnë çdo kompromis në dëm të shtetit të Kosovës, gjegjësisht të shkëmbimit të aktakuzave serbe me territore shqiptare të lara me gjak ndër shekuj. Në rrethanat e krijuara, kur është rrezikuar seriozisht sovraniteti i vendit, kërkohet një unifikim i skenës politike kosovare dhe asaj shqiptare në përgjithësi, për të shpëtuar atë që është e mundur të shpëtohet në këto momente”, është shprehur analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

KELMENDI:DUHET NDALUR Z.HASHIM DHE HASHIMAT SI BATAKÇIU BATON HAXHIU,NGA LOJA E SHKATËRRIMIT TË KOSOVËS ME MARRJEN E VERIUT

“Nuk ka çka jep Kosova më.Duhet ndalur z.Hashim dhe Hashimat si batakçiu Baton Haxhiu,nga loja e shkatërrimit të Kosovës me marrjen e veriut.Veriu është term që përfshin territore të shqiptarëve,si Ujmani dhe Mitrovica me Zveçan dhe aty nuk ka pardon.Lufta duhet të bëhet vetëm për Luginë,e jo për Kosovën e tkurrur dhe të shkatërruar.Këtu nuk ka çka diskutohet.Natyrisht se z.Thaçi ka interesa të ndryshme.Ato janë ekonomike,urdhëruese nga Franca,si dhe elementët e Parisit,por ai këtë po e bën dhe duke u frikësuar nga Gjykata.Këtu është presioni i Parisit ndaj Thaçit,duke e kërcënuar me përgjegjësi.Kjo veç dihet.Po e përsëris se Kosova nuk duhet të lëshojë Ujamin,Mitrovicën si tërësi dhe ‘Trepçën’.Këto janë pasuri vitale për vendin tonë,sepse pa këto nuk është më as Kosova Republikë jona”,thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.