FIDANISHTJA

Spahiu: Thaçi kryeministër pa letra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Isa Mustafa është duke planifikuar që në muajin shtatorë të fillojë riformatimin e qeverisë të cilën ai e drejton. Pjesë e këtij riformatimi pritet të jenë ministrat të cilët janë treguar të dobët në menaxhimin e ministrisë të cilën e drejtojnë.

E nëse riformatimi i qeverisë bëhet duke u bazuar në përformancën e ministrave gjatë kësaj periudhe qeverisëse, atëherë sipas shoqërisë civile dhe opozitës, pjesë e riformatimit pritet të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Ky i fundi është kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe partitë opozitare se ka dështuar në menaxhimin e diplomacisë kosovare.

Madje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhije Demaku në një adresim para deputetëve të Kuvendi, vizitat e shpeshta të Hashim Thaçit jashtë vendi, i pati quajtur ‘shëtitje’ e jo vizita në dobi të shtetit.

Sidoqoftë, njohës të çështjeve politike nuk presin që riformatimi ta prek edhe ministrin Thaçi.

Sipas tyre, nëse shkon Thaçi, bashkë me të do të shkojë edhe kjo qeveri.

FIDANISHTJA

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë për ORAinfo se Isa Mustafa nuk ka fuqi që të largojë nga qeveria Hashim Thaçin. Kjo pasi sipas tij, Thaçi vazhdon të jetë kryeministër i vendit, por pa letra.

“Riformatimi i Qeverisë nuk mund të fillojë më ministrin e Jashtëm, i cili ‘de facto’ është kryeministër. Nëse shkon Thaci, atëherë shkon krejt Qeveria”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë ai thotë se në këtë periudhë Thaçi ka treguar përformancë të mirë si ministër.

“Ministria e Jashtme ka bërë disa hapa përpara gjatë kohës sa Thaçi është ministër, por ka bërë lëshime edhe disa raste të cilat ka mundur të menaxhoi me mirë”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, paralajmërimi për riformatimin e Qeverisë është bërë me qëllim që t’i shtyjnë ministrat të punojë me shumë.

“Poashtu për t’iu dhënë shpresë atyre të cilët kanë mbetur jashtë, se me kalimin e kohës edhe ata do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë Spahiu. /ORAinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.