GRANDEMALL

Sokol Haliti me vërejtje publike për Faton Pecin: Prononcimet megalomane dhe krekosjet e panevojshme asnjëherë vendit nuk i sjellin vlera

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – I nderuari z. Ministër z. Faton Peci, prononcimet megallomane dhe krekosjet e panevojshme asnjëherë vendit nuk i sjellin vlera. E keni humbë rrugën në oborr dhe po deklaroheni në media, që për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me prodhim vendor të grurit (pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve), përderisa këto ditë po vërehen radhë të gjata të mahunëve me grurë në terminale nga importi. Është e vërtetë që prodhimi i grurit këtë vit është më i lartë për njësi sipërfaqësore (për hektarë), siç është e vërtetë që sipërfaqet kultivuese me kulturën e grurit janë ma të vogla për 20 %, në krahasim me vitet tjera. Andaj, angazhohuni rreth çmimit të grumbullimit të grurit, i cili është më i ulëti në Kosovë dhe përkrahni fermerët e vyeshëm e lëreni propagandën ka shkruar Sokol Haliti.

Reagimi i plotë:

Jam agronom me profesion dhe jam i vetëdijshëm që nuk arrijmë t’i plotësojmë nevojat ushqyese të popullatës me artikullin bazë ushqyes – grurin, e mos të flasim për nevojat foragjere që kanë kategoritë e ndryshme të kafshëve shtëpiake, nëse duam ta zhvillojmë industrinë ushqimore (qumështin, mishin dhe produktet tjera animale).

Andaj, përgjegjësia e juaj ndaj fermerëve duhet të jetë reale e jo imagjinare, sepse kjo nuk na shpie në zhvillim ekonomik të vendit. Nëse meritat e punëve të vyeshme të fermerëve, mbretërimit të konditave të favorshme klimatike gjatë këtij viti dhe përdorimit cilësor të inputeve bujqësore dëshironi t’ia leni vendit, merrni edhe ‘meritat’ e vitit të kaluar që e patëm prodhimin ma të ultë të grurit në rajon, meqenëse ishit poashtu në krye të këtij dikasteri. E nëse e keni për populizëm, përkatësisht për vota, thuajeni bile haptas.

Mobi Casa

Me të përfunduar të fushatës së korrje shirjeve, ju tregoj saktësisht sa sasi të grurit sigurojmë nga prodhimi vendor, përkatësisht sa do të varemi nga importi i grurit dhe miellit të grurit, e lere ma importin e drithërave tjerë, siç është importi marramendës i misrit.

Trego për politikat e gabuara bujqësore që i udhëhiqni, që sot një kg grurë dorëzohet për 0,20 euro, ndërsa një kifle është 0,30 euro.

Nëse nuk dini me i llogaritë nevojat ushqyese të konsumatorëve kërkoni ndihmë profesionale se nuk është turp.
Sinqerisht, Sokol Haliti, Kryetar i komunës së Vitisë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.