Fundamenti

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovon disa propozime të rëndësishme në mbledhjen e fundit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Të enjtën është mbajtur mbledhja e 12 dhe e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e kaluar duke bërë me dije se shumica prej tyre janë vlerësuar si të ligjshme.

Ai gjithashtu i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe trupat e saj për angazhimin e tyre një vjeçar duke ju uruar atyre dhe të gjithë qytetarëve fesat e fund vitit.

Urimeve për fundvit ju janë bashkangjitur edhe gjithë subjektet politike që janë pjesë e këtij Kuvendi.

Eco Higjiena

Para hyrjes në rend të ditës këshilltarët komunal ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të Vitisë por edhe pyetje për ekzekutivin të cilëve kryesisht ju janë përgjigjur drejtorët përkatës ose dhe zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu.

Megjithatë në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

  • Procesverbali nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Kuvendit Komunal.
  • Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2025.
  • Propozim vendimi për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien e pronës se komunës ne shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë.
  • Propozim vendimi për aprovimin e Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2025. – Propozim plani për punën e këshillit komunal për siguri bashkësi për vitin 2025.

Ndërsa jashtë rendit të ditës u shqyrtua dhe u votua edhe një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba për vitin 2025.

  • Gjithashtu në këtë takim u dha edhe një raport rreth zbatimit të Planit të Integritetit të Komunës së Vitisë për vitin 2024./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.