Fundamenti

Skender Avdyli : Në të gjitha rrethanat dhe kudo që ndodhem do të jem në shërbimin tuaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ju sigurojë se në të gjitha rrethanat dhe kudo që ndodhem do të jem në shërbimin tuaj dhe të mirën prosperuese të vendit tim. Më duhet besimi i jua, përkrahja e juaj dhe vota e juaj që të ecim rrugës sonë të sigurt për një Kosovë pa krim, pa dhunë, dhe për një Kosovë ku mbizotëron ligji e demokracia ka thënë Skender Avdyli kandidat për deputet nga koalicioni AKR – NISMA.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetar, dashamirë, e aktivist

Miq dhe dashamir, ju njoftoj se Kryesia e partisë Aleanca Kosova e Re(AKR), më ka futur në listën e deputetëve të cilët do të përzgjidhen me anë të votës suaj me datën 6 tetor.

Me anë të përvojës sime disa vjeçare në politikë i jam bashkuar koalicionit AKR-NISMA sepse besoj që ky koalicion i mundëson vendit tonë të arritura në fusha të ndryshme, si në ekonomi, arsim, shëndetësi, drejtësi e në shumë sfera tjera.

Kërkoj besimin tuaj që së bashku të kontribuojmë për një të ardhme të sigurt për rininë tonë dhe ju premtoj se do jem zë i fuqishëm në Kuvendit e Kosovës për të mirën e komunitetit tonë.

Ju sigurojë se në të gjitha rrethanat dhe kudo që ndodhem do të jem në shërbimin tuaj dhe të mirën prosperuese të vendit tim. Më duhet besimi i jua, përkrahja e juaj dhe vota e juaj që të ecim rrugës sonë të sigurt për një Kosovë pa krim, pa dhunë, dhe për një Kosovë ku mbizotëron ligji e demokracia.

Na prift e mbara në rrugëtimin tonë

I juaji Skender Avdyli

Mund të ju interesoj: