ARKATANA

Si u festua shpallja e Pavarësisë në Gjilan, cila ishte atmosfera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Më 17 shkurt 2008 qyteti i Gjilanit ishte vërshuar nga mijëra gjilanas të ardhur edhe nga fshatrat e Karadakut, Kosova Lindore e Maqedonia, të cilët të mbledhur para teatrit të qytetit kishin festuar në mënyrë dinjitoze shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kishte një optimizëm, një gëzim të pa përshkruar tek secila figurë që e shihje në qytet. Ndonëse ishte pak ftohtë, kjo nuk e zbehte daljen masive të qytetarëve.

Të gjithë të tubuar në qendër të qytetit dhe kudo nëpër qytet, në kafiteri, shtëpi po e prisnin momentin e shpalljes së pavarësisë.

Qytetarët e Gjilanit shumë të organizuar pothuajse kanë kënduar e vallëzuar tërë kohën. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa kishte ngritur flamurin para Kuvendit Komunal e më pas në mënyrë të organizuar kanë vendosur kurora lulesh mbi varret e dëshmorëve.

Kuvendi gjithashtu mbajti një seancë solemne ku Qemajl Mustafa e ka quajtur ditë historike datën 17 shkurt. “E kemi mbyllur njërën nga kaptinat më të mëdha të historisë së Kosovës. Ne jemi krenar sepse jemi gjenerata me fat” tha Mustafa.

Fundamenti

Ai kishte kërkuar nga qytetarët të festohet dinjitetshëm duke e ruajtur atmosferën festive pa e lënduar askënd.

Edhe, Ahmet Daku ngaa shoqatat e luftës kishte thënë se Kosova po hyp në trenin e Evropës dhe po i hapen rrugët e integrimit.

Rreth orës 19.00 të gjitha shoqëritë e grupet muzikore, grupe të rinjsh kanë kënduar e defiluar para Teatrit të qytetit ku deri vonë është festuar.

Ndërsa Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” kishte mbajtur një debat me të gjitha strukturat politike dhe shoqërinë civile për të prezantuar programin dhe agjendën e ditës së manifestimit.

Në ndërkohë në ditën e 17 shkurtit 2008 bie viktima e parë e pavarësisë së Kosovës.
Flamur Ibishi nga Gjilani i moshës 23 vjeçare është viktima e parë e pavarësisë së Kosovës i cili është therur me thikë gjatë një zënke në një kafiteri të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.