Komuna dhe KEDS-i terrorizojnë gjilanasit, askush nuk merr përgjegjësi?
Gjilan – Për shkak të mos veprimit me kohë dhe në momente të caktuara ndaj kërkesave urgjente dhe bazike të qytetarëve të Gjilanit, Alban Hyseni ka treguar padituri totale në qeverisje dhe menaxhim dhe ndjenjë zero ndaj vuajtjeve të qytetarëve. Mbi 300 shtëpi tash e tre vite kërkojnë një ndërrim të një trafoje, por kurrë ky pushtet komunal se ka trajtuar kërkesën e tyre. Realisht këto 300 familje qysh në start Albin Kurti, i ka kundër, madje me një lutje urgjente nga ana e tyre që ky pushtet ishalla kurrë nuk vije më.
Në rrjetet sociale tashmë është vërshuar lista e gjatë e qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga komuna e KEDS-i, për të gjetur një zgjidhje për shkak të mungesës së energjisë elektrike, një kërkesë kjo bazike dhe fundamentale për një familje.
“Ku duhet të ankohemi dhe kush duhet të merret me këtë problem”, kjo është pyetja milionëshe që Alban Hyseni i ka futur veshët në thes dhe nuk dëshiron të dëgjojë ankesat e qytetarëve të Gjilanit.
Qytetarët tashmë janë lodhur, e janë rraskapitur nga kjo padituri e këtij pushteti arrogant, kryeneç dhe tërësisht të pa interesuar për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa KEDS-i duke shfrytëzuar paaftësinë e pushtetarve vetëm po bënë sehir në tërë këtë kaos energjetik që po mbretëron këto ditë dimri.
“Si është e mundur që për një trafo që e ka tokën e vendin nuk mundet Komuna me bërë zgjidhje, çfarë kryetari është ky që hesht e nuk vepron. A ka më jetike për mua dhe familjet tjera që në këtë kohë dimri të mërdhijmë fëmijët e familjet tona”, shtron pyetjen çuditërisht aktivisti LVV-së, Emrushi që jeton tek livadhet e Arapit.
“Ishalla ky pushtet e këta njerëz kokëzbrazët kurrë nuk vijnë më në pushtet dhe nuk e torturojnë e injorojnë kështu qytetarin e rëndomtë. Albin Kurtin prapë e dua ama ky Alban Hyseni qysh në start ia ka humb 300 familje sepse as që po donë me i dëgjue ankesat tona” tha Emrushi.
Realisht si Emrushi mendojnë dhe ekzistojnë qindra komente në rrjetet sociale, por drejtoria e shërbimeve publike dhe vet Alban Hyseni, që se ndien mungesën e energjisë elektrike, kanë vendosur të heshtin, duke bërë me dije se janë të pazotë me zgjidhë një problem teknikë.
Fajtor mund të jetë edhe KEDS-i, por Alban Hyseni e ka obligim institucional që t`i zgjidh problemet edhe me KEDS-in dhe jo të tregojë injorancën ekstreme, karshi dilemave bazike të qindra familjeve gjilanase.
Madje shumë komentues kanë akuzuar edhe opozitën e cila këto ditë po heshtë rreth kësaj situate të rënduar me mungesë ekstreme të energjisë.
“Luta veç në televizione po rrinë për çdo natë, e asnjë fjalë nuk po e thotë për qytetarët e Gjilanit, edhe ai ka përgjegjësi dhe duhet me ngritë zërin, kurse këta këshilltarët komunal meraku i tyre me dal në kamera e me tregue përralla” tha Musliu një banor i revoltuar që jeton në Kufcë të Poshtme. /rajonipress/