ARKATANA

Si të merrni më të mirën nga ushqimet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

A e keni ditur se jo gjithçka që hani ndikon në shëndetin tuaj? Mënyra se si gatuani apo zieni ushqime të caktuara mund të ketë ndikim në shëndetin tuaj, por cilat mënyra të zierjes ndikojnë më së miri për ushqime të ndryshme? Sophie Claessens nga programi për humbje në peshë na jep disa këshilla, se si të marrim më të mirat nga ushqimet.

ASHTU SI JU VIJNË …

Gjërat e para së pari, merrni ushqimet ashtu si ju vijnë. Kjo metodë përfshin shumë pak përgatitje për t’i ruajtur vitaminat, mineralet dhe vlerat tjera ushqyese. Natyrisht se këtë nuk mund ta bëni me mishin apo shpezët, por ja disa ide se si të shtoni pas ushqime të freskëta, të pasura me nutriente, në pjatën tuaj: • Përdorni qëruesin e perimeve për të qëruar karotat, trangujt apo madje mollët, për t’i hedhur mbi sallatë ose pasta • Shtoni shtresa të qepës së kuqe, pasi janë antioksidues të pastër • Ngjashëm mund të veproni edhe me shtresat e selinos

GATIMI ME UJË

Mënyrë e thjeshtë e gatimit, por se mund të teproni duke e vluar ujin, duke humbur me këtë rast të gjitha vlerat ushqyese në ujë.

VLIMI I UJIT

Është i hatashëm për perimet me rrënjë si patatet dhe panxhari që marrin periudhë më të gjatë kohore, e po ashtu mund t’i zieni në ujë të vluar edhe bizelet dhe bishtajoret. Nuk është përshtatshëm për disa ushqime më të buta, si brokoli apo shpargujt. Perimet me pjesë mbrojtëse si bizelet dhe misri i ëmbël ia dalin mjaft mirë me ujin e vluar.

QËRIMI I PERIMEVE

Uji Dea

Kjo mënyrë është shumë e ngjashme me atë me ujë të vluar, por se përdor ujin në temperatura shumë të larta për t’i gatuar perimet. Perimet më të mira për t’i gatuar në këto temperatura të larta janë spinaqi dhe lakërishtat, ndërsa që specat dhe domatet, duke i futur në këto temperatura, i bën më të lehtë për t’u qëruar.

GATIMI ME AVULL

Shmangni kullimin e vitaminave dhe mineraleve nga ushqimet dhe perimet, duke i avulluar ato në lëngun e tyre. Kjo mënyrë po ashtu ndikon në heqjen e aromës dhe largon freskinë e ushqimeve. Ushqimet më të mira për t’i zier në avull janë brokoli, lakra jeshile dhe shpargujt. Karotat kanë aromë më të mirë kur gatuhen me avull se sa kur gatuhen me ujë të vluar.

GATIMI ME VAJ

Kjo është mënyra e gatimit që mund të jetë paksa e rrezikshme për belin tuaj. Po e tepruat mund të shtoni shumë kalori në shujtën tuaj.

GATIMI NË FURRË DHE SKARË

Pjekja Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar llojet e ndryshme të mishit. Në këtë mënyrë vlerat ushqyese nuk do të largohen nga ushqimi, për shembull nëse mbuloni me një foli prej alumini mishin e peshkut, apo edhe mishin e pulës. Ushqimi më i mirë për ta pjekur në këtë mënyrë është ai i peshkut, duke i shtuar limon, por se mund të shtoni edhe pak panxhar dhe patate. Tiganisja Tiganisja është një mënyrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.