GRANDEMALL

Si shpërngulej popullata e Gjilanit në vitet 1919 – 1921, sa shqiptarë u likuiduan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kështu nga viti 1919-1921 vetëm në prefekturën e Gjilanit, sipas dokumenteve serbe, janë likuiduar 656 shqiptarë, ishin djegur 452 shtëpi dhe ishin burgosur 2.400 shqiptarë thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”.

Pas luftërave Ballkanike dhe Luftës së parë botërore, filloi të ndryshohet struktura kombëtare e popullsisë së qytetit, si rezultat i luftërave dhe shpërnguljeve në Turqi, Shqipëri e vende të tjera. Elementi i qytetit ishte i pari që filloi të shpërngulet, kurse zejtaria e tregtia, që zinin një vend të rëndësishëm në jetën ekonomike të popullsisë së qytetit, gati u përgjysmuan thuhet pos tjerash në librin e historianit Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”.

Krahas shpërnguljes së shqiptarëve e turqve, filluan të vinin për tu vendosur në Gjilan, familje serbe, kurse pas reformës agrare dhe kolonizimit të shpallur më 1919, erdhën dhe u vendosën familje të shumta koloviste sllave të profesioneve të ndryshme, nga Vraja, Vllasotnica e Prokupla, nga Lika, Mali i Zi e Hercegovina dhe nga Maqedonia.

ARKATANA

Një pjesë e tyre janë vendosur në shtëpitë dhe dyqanet e shqiptarëve të shpërngulur, të braktisura apo të blera me çmime simbolike, ngase shumë familje të frikësuara, ende pa hyrë ushtria serb, në këto vise, kishin lënë pasurinë dhe ishin tërhequr së bashku me tërheqjen e ushtrisë osmane, në drejtim të Turqisë a Sirisë.

Ndërsa në kapitullin :”Shpërnguljet e shqiptarëve dhe kolonizimet sllave” thuhet se me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike dhe shkombëtarizimin e trevave shqiptare dhe të sillen elementet sllave në vend të tyre, qarqet sunduese serbe e jugosllave, menjëherë pas pushtimit të këtyre trojeve, vendosën një pushtet ushtarako policor, që instrumentalizohej me politikë gjenocidi e dhune mbi shqiptarët, diskriminimit juridik e politik, të presionit ekonomik e kulturo arsimor. Format e ndryshme të asimilimit, përdorimi i të gjitha formave të terrorit, siç ishin aksionet e shpeshta të çarmatosjes, internimi i familjeve, etj ishin ndër masat e shumta të presionit brutal që përdoreshin mbi popullsinë shqiptare me qëllim që ta detyrojë të shpërngulet. Gjenocidi shfarosës u shoqërua me grabitjen e pasurisë dhe me djegien e fshatrave shqiptare dhe me kolonizimin e ardhacakëve sllavë. Kështu nga viti 1919-1921 vetëm në prefekturën e Gjilanit, sipas dokumenteve serbe, janë likuiduar 656 shqiptarë, ishin djegur 452 shtëpi dhe ishin burgosur 2.400 shqiptarë thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.