Si mbeti dhe pse quhet nga gjilanasit “Zabeli i Sahit agës”

Gjilan – Pas luftës së dytë botërore, zabeli është konfiskuar nga pushteti komunist dhe në hapësirën e tij janë vendosur depot e APJ-së.
Pse u quajt dhe pse ende quhet “Zabeli i Sahit agës”, do të mësoni më shumë nga libri i Aliriza Selmanit :” Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”.
Zabeli i Sahit agës është kodra në juglindje të Gjilanit, përballë Kullës së Sahit agës, në Kufcë të Poshtme, jo larg fshatit Malishevë, e cila edhe tani në shënimet kadastrale mbanë emrin e pronarit të saj të dikurshëm.
Siç mësuam nga të dhënat memoriale, zabeli dikur ishte mal i dendur, i cili në kohën osmane ruhej me rojtar të paguar nga Sahit aga. Pas luftës së dytë botërore, zabeli është konfiskuar nga pushteti komunist dhe në hapësirën e tij janë vendosur depot e APJ-së.
Pas luftës së fundit në Kosovë, një pjesë e zabelit shfrytëzohej si qendër stervitore e TMK-së,kurse kohën e fundit me zgjerimin e qytetit, pjesa më e madhe është e urbanizuar thuhet në librin e Aliriza Selmanit./rajonipress/