Fundamenti

Shtet që vret Agonë, vetëperëndon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Besa Ismaili Ahmeti – Agon Musliu 26 vjeç (2020) vdiq në duart e shtetit. Agon Zejnullahu 27 vjeç (2025) vdiq në duart e shtetit. Dy raste tragjike, dy jetë të humbura, një emër i përbashkët dhe një rrethanë e qartë: papërgjegjësia shtetërore.

Institucionet që duhej të mbronin, zhdukën.

Institucionet që duhej të japin llogari, heshtin.

Në të dy rastet, mënyra e vdekjes është alarmuese, ndërsa implikimet mbeten të mjegullta – por shkaktari kryesor është tepër i dukshëm: mosfunksionimi i shtetit dhe papërgjegjësia e tij që tashmë është bërë sistematike.

Çdo ditë që kalon pa drejtësi të këtyre rasteve, është një ditë që shton dyshimet, minon besimin dhe thellon hijen e turpit mbi institucionet tona.

Kërkoj drejtësi për Agon Musliun!

FITORJA

Kërkoj llogari për gjithë zinxhirin institucional që në vend të përgjegjësisë, zgjodhi heshtjen dhe zvarritjen.

Për pesë vite që nga vdekja e Agon Musliut, publiku nuk ka parë asnjë dorëheqje, asnjë reflektim publik, asnjë akt drejtësie.

Veç shfajësime dhe procedura të mjegullta.

Mos lejoni që historia të përsëritet edhe me Agon Zejnullahun.

Kërkoj drejtësi për Agon Zejnullahun!

Vetëm drejtësia e vendos fatin e Agon Zejnullahut!E ajo, drejtësia, nuk e vendos vetëm fatin e Agon Zejnullahut por edhe fatin e shpresës së qytetarëve të Kosovës se dielli do i ngrohë përsëri agimet e tyre në qetësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.