FITORJA

Opozita ta bëjë qeverinë, ta shpëtojë Kosovën nga kjo qeverisje sharllatanësh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Kushtrim Kadriu – Partitë opozitare në Kosovë kërkuan votën për ndryshim – për të rrëzuar një qeverisje me më shumë të meta sesa vlera, siç është ajo e z. Kurti. Ai erdhi në pushtet me premtime për të lehtësuar jetën e qytetarëve, por realiteti tregoi se vetëm sa e rëndoi atë.

●Gjatë mandatit të tij, çmimet e energjisë u rritën disa herë,
●kostoja e jetesës preku kulmin, dhe shporta ushqimore u bë gjithnjë e papërballueshme për qytetarin e zakonshëm. Siguria u zbeh, ndërsa marrëdhëniet me vendet perëndimore u përkeqësuan deri në atë pikë sa Kosova përfundoi edhe nën sanksione.

Të gjitha këto, dhe shumë arsye të tjera, na çojnë drejt një rruge të vetme: krijimi i një qeverie të re nga opozita, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe rikthimin e besimit dhe respektit në skenën ndërkombëtare.

FIDANISHTJA

Nëse opozita nuk unifikohet dhe nuk vepron tani, përgjegjësia për dëmtimin e shtetësisë së Kosovës do të bjerë edhe mbi të.

Prandaj, është emergjente që vendi të ketë një qeverisje të qëndrueshme, profesionale, pro-perëndimore, jo një qeveri amatoreske, joserioze dhe e paaftë.