Fundamenti

Shqipëria po përparon

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Që nga viti 1992, ku edhe u vendosën marrëdhëniet NATO-Shqipëri, Shqipëria ka pasur reforma në vazhdimësi dhe ka forcuar forcat ushtarake, institucionet e tjera të sigurisë dhe rezultati ishte ngritja ekonomike e vendit.

Duke iu falënderuar përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit shqiptar, Shqipëria sot ka më shumë forca ushtarake profesionale – janë rreth 5000 ushtarë profesional shqiptarë që janë të vendosur në pesë vende në kuadër të misioneve të NATO-s, UN-it dhe Bashkimit Evropian.

“Me kontributin në operacionet ndërkombëtare ne mund të themi se Shqipëria ka transformuar tërë vendin e saj, duke ofruar siguri jo vetëm për vete por edhe për të tjerë”, thotë koloneli në rezervë Thimi Hudhra, shef i Qendrës për Analiza të mbrojtjes, për SETimes.

Marrëdhëniet NATO-Shqipëri filluan në vitin 1992 ku Shqipëria i ishte bashkuar operacioneve të aleancës veri-atlantike në operacionet paqësore në vitin 1994. Aleatët e NATO-s nënshkruan protokollin për hyrjen e Shqipërisë në NATO me 9 korrik të 2008-ës kurse vendi u bë anëtar i plotë i Aleancës me 1 prill 2009.

“Kur flasim për reformat në forcat e armatosura civilo-ushtarake, ndikimi i NATO-s është i qartë dhe i padiskutueshëm. Anëtarësimi në NATO jo vetëm që ka zgjidhur problemin dhe dilemën tonë të sigurisë por po ashtu e ka bërë Shqipërinë destinacion për pushime nga vendet perëndimore”, tha Ilir Gjoni, nënkryetar i Parlamenti për Siguri për SETimes.

Veç kësaj, vendi ka bërë progres në shkatërrimin e armatimit të vjetër, të cilët konsiderohen rrezik.

Historia komuniste e Shqipërisë ishte ndërtuar me një numër të madh të municioneve dhe armëve të prodhuara nga vet Shqipëria dhe me modelet të armëve me origjinë kineze dhe sovjetike. Qindra depo ishin rreth e rreth Shqipërisë e që kishin më shumë 100 000 tonë municion.

Ky arsenal i madh i armëve asnjëherë nuk ishte përdorur dhe ato ishin prishur gjatë kohës duke u bërë shumë të rrezikshme për banorët që banonin afër tyre. Sa të rrezikshme ishin ato u pa në eksplodimin e depos së municionit në Gerdec me 15 mars 2008 ku vdiqën 26 njerëz.

Uji Dea

“Që nga ajo ditë siguria është prioritet i joni”, tha Ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu për SETimes. “Më shumë se 60 982 tonë me municione janë shkatërruar nga shtatori 2009-ës deri me 30 prill të 2012-ës. Edhe 31 000 të tjerë kanë mbetur për t’u shkatërruar. Nëse ecim me këto hapa, procesi i demilitarizimit do të përfundoj brenda vitit 2013”, tha Spahiu.

Për të rritur edhe më shumë sigurinë, zyrtarët e Shqipërisë thonë se integrimi në NATO ka bërë që të këtë edhe rritje të turizmit dhe investime të huaja.

“Anëtarësimi në NATO ka sjell shumë turist që nuk i kemi parë me parë. Për herë të parë në jetën time këtë verë kam parë në Shqipëri grupe turistësh që kanë pasur guida për të vizituar jo vetëm bregdetin”, thotë zëvendës/ministri i mbrojtjes Arjan Starova.

Në gusht të vitit 2012, kryeministri Berisha tha se ky vit ka thyer rekord të ri sa i përket turistëve, rreth tre milion njerëz vizituan vendin, 300 000 më shumë se vitin e kaluar ku Shqipëria ishte vizituar nga 2.7 milion njerëz.

Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Aldo Bumçi janë hapur shumë shpejt rreth 51 000 vende të reja të punës vetëm për turizëm. Ky sektor ka kontribuar me 2.1 miliard euro në ekonominë e vendit apo 21 për qind të GDP vendore.

Në shtator, sekretari gjeneral i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen falënderoj Shqipërinë dhe presidentin Bujar Nishani për kontributin e tij në aleancë.

“Si një anëtar i ri i aleancës sonë, Shqipëria është një vend shembull për tërë rajonin”, tha Rasmussen.

Në dallim prej shumë problemeve, integrimi në NATO i Shqipërisë ka pasur mbështetjen e të gjitha partive politike shqiptare.