UBT

Hoxhaj: Kurti krijoi histeri mashtruese për njohjen e Ukrainës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se Ukraina po synon përmes Kosovës të afrohet me Serbinë, dhe se Kurti ka krijuar histeri mashtruese për njohjen e Ukrainës ndaj Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova duhet gjithherë të mbajë qëndrime në vijë me aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e deri sot kur po ndodh agresioni rus në Ukrainë, Kosova ka mbajtur qëndrim parimor dhe është rreshtuar me aleatët e saj në përkrahje të Ukrainës. Në vitin 2014 kur isha Ministër i Jashtëm sanksionet e para ndaj Rusisë nga Ballkani i vendosëm ne. Por, kjo përkrahje nuk është përkthyer në ndryshim qëndrimi të Ukrainës ndaj Kosovës. Këtë ia kam thënë atë kohë disa herë edhe homologut tim ukrainas Pavlo Klimkin dhe të tjerëve pas tij!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka shkruar se histeria e rrejshme e krijuar javët e fundit se Ukraina do ta njohë Kosovën, “ka qenë shpikje politike e brendshme dhe s’kishte asgjë të bënte me realitetin e jashtëm!”.

Hoxhaj shkroi se kjo më shumë shpërfaqë mungesën e gjykimit se çka mendon Kievi në të vërtetë dhe realiteti është që Ukraina synon afrim me Serbinë dhe rregullim raportesh me të në kontekst të agresionit rus, duke keqpërdorur Kosovën dhe qëndrimin e saj parimor.

FITORJA

“Kjo, u dëshmua më së miri nga vizita e Kryeministrit Kurti në Greqi, i cili ishte i vetmi nga rajoni që nuk pati takim bilateral me Zelenskyn! E këtu, tregohet politika e vërtetë e Ukrainës ndaj Kosovës dhe tregon fundin e histerisë mashtruese të Qeverisë Kurti rreth njohjes nga Ukraina!”, ka shkruar tutje ai.

Ky është statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

Kosova duhet gjithherë të mbajë qëndrime në vijë me aleatët amerikanë dhe evropianë. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e deri sot kur po ndodh agresioni rus në Ukrainë, Kosova ka mbajtur qëndrim parimor dhe është rreshtuar me aleatët e saj në përkrahje të Ukrainës. Në vitin 2014 kur isha Ministër i Jashtëm sanksionet e para ndaj Rusisë nga Ballkani i vendosëm ne.

Por, kjo përkrahje nuk është përkthyer në ndryshim qëndrimi të Ukrainës ndaj Kosovës. Këtë ia kam thënë atë kohë disa herë edhe homologut tim ukrainas Pavlo Klimkin dhe të tjerëve pas tij! Histeria e rrejshme e krijuar javët e fundit se Ukraina do ta njohë Kosovën, ka qenë shpikje politike e brendshme dhe s’kishte asgjë të bënte me realitetin e jashtëm!

Më shumë shpërfaqë mungesën e gjykimit se çka mendon Kievi në të vërtetë dhe realiteti është që Ukraina synon afrim me Serbinë dhe rregullim raportesh me të në kontekst të agresionit rus, duke keqpërdorur Kosovën dhe qëndrimin e saj parimor. Kjo, u dëshmua më së miri nga vizita e Kryeministrit Kurti në Greqi, i cili ishte i vetmi nga rajoni

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.