Fundamenti

Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 – ndeshja e radhës ‘pa’ tifozë, por ka një kusht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur është mbushur një muaj nga ndeshja e fundit e luajtur nga Shqipëria në Euro 2024, UEFA ka vendosur të japë një vendim disiplinor kundër Federatës Shqiptare për shkak të sjelljes së tifozëve.

UEFA ka bërë të ditur se ka marrë një vendim ndaj Shqipërisë për shkak të ngjarjeve në ndeshjet Kroaci-Shqipëri dhe Shqipëri-Spanjë në Euro 2024, ku objektiv i hetimit ishte sjellja “raciste/diskriminuese” e tifozëve shqiptarë.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në garat e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

Uji Dea

Me pak fjalë, FSHF duhet të paguajë gjobën, ndërsa dënimi i pezullimit të shitjes së biletave ndaj tifozëve shqiptare në një ndeshje jashtë fushe, do të hyjë në fuqi vetëm nëse në dy vitet e ardhshme do të evidentohen incidente të ngjashme.

UEFA ka dhënë sot dënime të ngjashme edhe për Hungarinë, Austrinë, Slloveninë, Rumaninë, Kroacinë dhe Serbinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.