Uji Dea

Shqetësimi i mërgimtarit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Atëherë kur i mbusha 35 vjet –
Unë , ika e shkova në t’ ziun kurbet !
Nënë e babë i lash të digjen me mall –
Që sot ma , asnjërin nuk i kam të gjallë !

Ika e i lash vëllezërit me të cilët u rrita –
Me t’ mirat e t’ këqijat e kohës që i prita !
Ika e i lash motrat , vatër edhe tokë ,
Ika e i lash fqinjët me miq e me shokë !…

Ika e lash truallin , vatrën ku kam lindën ,
Vendlindjes ku u rrita , ia ktheva shpinën !
Shqiptarët n’ trojet tona kem qenë autokton –
Nga sllavët okupatorë kemi qenë kolonë !

Në atë kohë plotë me mall nga kurbeti i zi –
Prej nesh rrallë kush kishte telefon n’ shtëpi !
Familjarët në postë , shpeshherë kanë shkua –
Prisnin n’ radhë, me djem t’ vet për të biseduar !

Për bisedë me neve , që ishim n’ shtete jashtë ,
Që aq shumë me zemër e shpirt na kanë dashtë ,
Ndonjë fqinjë që kishte ndonjë telefon –
Na e thërriste nënën që të bisedon !

Eco Higjiena

Për vendlindjen tonë , mezi pritshim ardhjet –
Rruga e kurbetit ishte shumë e largët !
Shkonim hipnim trenit prej Paris – Athinë ,
Për një kohë të gjatë n’ vendlindje arrin !

Në kurbet , e rëndë ish jeta e mërgimtarëve ,
Trenat ishin plotë të mbushur prej udhëtarëve !
Po të digjte malli si flaka e zjarreve –
T’ ua dëgjosh zërin n’ vendlindje familjarëve !

E sot , në mbarë botën , kudo ne që jemi –
Telefonat mobil , nëpër duar i kemi !
Por , as familjarët , të rinjtë , as të vjetrit –
S’ na shkon mendja t’ ia dëgjojmë zërin njëri – tjetrit !

Nuk e di arsyen , pse dhe çka u bë –
Dashurinë që kishim – nuk e kemi më !
Shpija e telefona na janë mbyllë me dry –
Nuk do kush me t’ ndie , as me t’ pa me sy !…

Gjilan, më 25 .07.2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.